A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

E Ardhmja Me Frena Dore

Të gjithë kërkojnë të mahnisin
të bëjnë diçka që se ka tjetri,
diçka që s'ka egzistuar kurrë
dhe kjo është gjë e mirë
për të Ardhmen...

Mirëpo, të gjithë të pengojnë
ta bësh atë para tyre..
dhe këtu ngec qeratai problemë
për të gjithë,
bashkë me të Ardhmen.

Kjo ngjanë atij ashensorit kur bie zjarri
njerëzit sulen të gjithë tek dera
duke ngelur aty si në një çark.
Po ky është një zjarrë i vogël, aksidental
në krahasim me Ambicjen, Cmirën, Zilinë
që Njeriu ka të rrënjosur në barkë.
Ambicia në fakt s'do parë, gjykuar në tufësi...
dalin dhe degëzime të shëndetshme nga aty.
Po Cmirën dhe Zilinë ç'ta bëjmë?
Këtë zjarrë të brendshëm me flakët shandanë,
me tymin që ngjitet lart oxhakut të ndërgjegjes
dhe i bënë shpirtrat katranë.

A e do vërtetë njeriu - njerinë
e di që është idiotsi po më lini ta themë..
të kesh për tjetrin respekt dhe admirim
për tjetrin more përballë
për turmën e njerëzve
që si ke asgjë..
respekt, thjesht pse janë Tokësorë..kaq!
Apo ndoshta joshen njerëzit nga kënaqësit
jeta e çthurur e natës që bënë Hëna
me fundet e shkurtër dhe syrin hedhur rrathë,
plantacionet me diamante ngelur në Mars?

Kujt si pëlqen mos të rri, të iki
valixhet që nesër në mëngjesë
fishek e në stacionë...
po në Tokë s'vënë dot më këmbë ta dinë.

Dhe ti o Plakush, të kemi në mure e libra
ngrehu dhe ti a derëbardhë shiltes me re
ngrehu e bjeru brinjëve
ngrehu e folu dy fjalë
japo në mos është dëckla juaj
mbajeni u ruat..
I latë cmirë e zili në dorë Njeriut!
E bëtë çirak.

- poezi nga Adrian Llanaj


- Poezia u dërgua nga Futuro3000 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018