A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ti Sërish Do Të Më Duash

Ti sërish do të më duash,
ndoshta jo si atëherë,
Unë të mësova si të vuash,
si të vdisje pa u lerë...
Dhe me lot diçka të thuash.

Shkrihet shpirti në tënden frymë,
Diell pa ditë ndjenjën përflak,
Mall që fle në sytë pa gjumë,
Ti do më duash fare pak
Ndërsa unë,shumë më shumë.

- poezi nga Albi Lushi


- Poezia u dërgua nga Albi Lushi -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018