A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Nxehtë

Përpëlitej trupit një afsh i nxehtë,
Tek digjej ëmbël,pastër, butë,
Si sobë e ngeshme pa një të metë
që brenda përcëllonte drutë!

Në mua dimri kish' plakur akujt,
Por vende-vende s'do mend që jo,
E jotja frymë tek fryma ime
dhe unë do shkrija, domosdo.

- poezi nga Albi Lushi


- Poezia u dërgua nga Albi Lushi -

Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018