A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kujto

Një jetë të tërë kam pritur për ty,
të gjeta shumë shpejt
të imagjinoja çdo ditë,
të ëndërroja çdo natë.
Shpirti yt më përkëdhelte zemrën.
Të kërkoja por s'të gjeja,
zgjatja duart por s'të prekja.

Sytë e mi ndeshën me sytë e tu...
dhe... e kuptova,
ishe ti...
Ëndrra e të gjitha ëndrrave të mia.
Buzëqeshja jote ishte dritë për sytë e mi,
buzët e tua oksigjen për frymëmarrjen time.

Zemra jote, jetë për shpirtin tim.
Nuk prita gjatë, të gjeta.
Sapo të pashë u hodha në krahët e tu,
mburrojë për trupin tim.

Ti ishe dashuria,
ishe vetë jeta,
emri zt ishte muyike për veshët e mi.
Dridhesha pranë teje,
kisha frikë...
Mos vallë kjo ishte një tjetër ëndërr,
...Nuk e di...

Të besoja, doja të vija tek ti
por kisha frikë.
Doja të të prekja,
të të thoja që të dua,
por nuk e di... nguroja.

Nuk e di a kishe ënderruar dhe ti për mua.
të prita, të gjeta.
Po ti me kishe pritur mua?

Sytë e tu depërtonin në shpirtin tim.
Nuk ishte e nevojshe të thoje asnjë fjalë,
sztë e tu flisnin mjaftueshëm.
Më falnin ngrohtësi, mbrojtje,dashuri.
Nuk isha ndiher kurrë më parë kështu.

Të shikoja tz dhe më dukej vetja e lehtë si pendë
Shpirti im këndonte.
Mendoja për ty, nuk flija.
Kisha frikë se po të mbyllja sytë
ti do zhdukeshe.
Kisha frikë se mos realiteti ishte ëndërr.
Të kisha ëndërruar aq shumë
sa nuk e dija.

Ti motivi i jetës time,
arsyeja përse unë jetoj,
kurrë mos mendo se s'të dua
edhe nëse nuk ta tregoj siç duhet,
edhe nëse nuk di atë që di ti
dije se të dua,
kjo poezi është për ty,
për te dy.

Mos e harro dashurinë,
sepse ajo mund të zhgenjehet dhe
të mos kthehet kurrë.
Vlerëso çdo moment dhe kujto,
vetëm kujto...
Fjalët që më the kur më zgjate dorën:
Më beso!

- poezi nga Ambra Avdo


- Poezia u dërgua nga Ambra Avdo -

Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018