A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Të Kam Në Zemër

Zanat e malit ta kanë zili
stinëve jua merr bukurinë
Hënën e Diellin i eklipson
bukuria e jote, botën e qetëson

shtigjet ka ti ece
mbushen plotë me jetë
qielli shkëlqen
kur sytë ka ai i kthen

verës sjell freski
dimrit ngrohtësi
ëmbëlsia e buzëve tua
e lenë mjaltin të turpëruar

në pranverë je lulja më e mirë
në vjeshtë mjalti më i ëmbël
s’ka rëndësi ku je
gjithmonë të kam në zemër.

- poezi nga Arben Dreshaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  151





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018