A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Për Falje Nuk Pat Më Vend

Gaboje dhe luteshe që të falja
Ashtu veproja
Me thoje faleminderit
Nuk të kuptoja!

Gabimet tua nuk ishin për falje
Të befasoja me raste
Nuk e dëgjoja mendjen
Të falja për vetë, me zemër

Kur furtuna e dashurisë u qetësua
U takuam edhe një herë
Biseduam të barabartë
Për të parën herë

Për falje nuk pat më vend
Malli befas u zgjua, ende pa u ndarë e kuptova
Se asgjë nuk e ndryshon dashurinë që kam për ty
Por kjo nuk do të thotë se mundesh me u kthy!

- poezi nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga arbendreshaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  62