A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Arta Memedi
  • Ditëlindja:
  • 11 Prill
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♈ Dashi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  84
Këndon kryesisht: pop

Arta Memedi është këngëtare e njohur. Ajo eshte ne skenen muzikore per te qendruar gjate me ne dhe ka deklaruar se nuk do ndalet kurre. Arta Memedi ka diplomuar ne drejtimin teoriko-pedagogjik ne Muzike dhe njeh mire instrumentin e pianos. Me muzike ka filluar te miret qe ne moshe te vogel. Ne moshe 12 vjecare u ngjit per here te pare ne skene ne festivalin per femije "Bletezat" 2003 " ku mori vendin e dyte.

Në Nëntor 2008, Elize Band & Arta Memedi marrin pjesë në Nota Fest 2008 me këngën "Tani Shko".

Më datë 1 Gusht 2012, Arta Memedi & Betime Zylali publikojnë videoklipin "Fale Zotit". Muzika e këngës u punua nga Vullnet Ibraimi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Vullnet Ibraimi. Videoklipi u prodhua nga Power Production. Me këtë këngë, Arta Memedi & Betime Zylali marrin pjesë në Top Fest 9 në vitin 2012.

Në vitin 2013, Arta ishte pjesëmarrëse në edicionin e 3të të the Voice Of Albania.

Më datë 11 Prill 2013, Naziktere Iseini & Arta Memedi publikojnë videoklipin "Ike". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti u shkrua nga Aferdita Kurti, ndërsa për orkestrimin u kujdes Arsim Stafa. Videoklipi u prodhua nga Power Production.

Më datë 25 Nëntor 2014, Arta Memedi publikon videoklipin "Si Ti".

Më datë 19 Gusht 2015, Arta Memedi publikon videoklipin "Ski Ftyr". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Mozzik, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 29 Dhjetor 2015, Arta Memedi publikon videoklipin "N'maje". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Getinjo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Më datë 5 Nëntor 2016, Mozzik publikon videoklipin "Kom Dasht", në bashkëpunim me Arta Memedi. Me këtë këngë konfirmohet se Arta bëhet pjesë e produksionit ZzapChriss.

Më datë 29 Mars 2017, Arta Memedi publikon videoklipin "2 Her".

Më datë 5 Janar 2018, Arta Memedi publikon videoklipin "Bashk". Kënga u punua nga Big Bang.

Më datë 29 Shtator 2018, Arta Memedi publikon videoklipin "Kleoarta".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Pjesëmarrëse në

Voice Of Albania

Instagrami

Zyrtar

Facebook

Fanpage

Profili

Facebook

Kanali

Youtube

Profili

Snapchat

Shto profile

të tjera





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018