A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Avni Azizi
  • Vendlindja:
  • Tërpezë 
  • Mosha:
  • 48 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 6 Shtator 1970
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♍ Virgjeresha
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.7 / Votuan:  3

Avni Azizi është shkrimtar i njohur. Avni Azizi u lind më 06 shtator në Tërpezë të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Viti. Studioi Gjeografinë dhe Letërsinë në Universitetin e Prishtinës. Vrulli i tij krijues nisi që nga mosha e re. Alkimia e pasioneve dhe emocioneve të magjishme, e ushqyen nëpër vite dhe i shërbyen për të forcuar hulumtimin në zemër të fjalëve. Mesazhi i thellë, i pasionuar dhe realist përmes artit e inkurajon atë për të theksuar këtë punë të formësuar në ushtrimin shkrimor. Ai shkruan poezi, prozë, ese dhe publicistikë.

Një kohë të gjatë është marrë me gazetarinë. Ka bashkëpunuar me shumë revista të ndryshme të shkruara dhe elektronike. Ishte redaktor kulture në të përditshmen “24 Orë” si dhe një kohë Kryeredaktor i Revistës “Çlirimi” në Prishtinë. Themelues i grupit letrar “Jusuf Gërvalla” në vendlindje (1992) dhe “Fondi për Letërsi Art e Kulturë Brezi 81” (1996). Ka publikuar një vistër shkrimesh të zhanreve të ndryshme publicistike, letrare, studiuese e politike. Avniu më 1995 ka botuar përmbledhjen e parë poetike “Buzëqeshjet e Thyera” dhe më 2015 “Fonemat e Ribërjes” ndërsa më 2016 romanin “Kodërrahu” dhe librin eseistikë “Shpërputhje Kulturore”. Krijimet e tija duken si një objekt arkitektonik me një magnitudë të madhe, e mbështjellë me një gjeometri të rreptë dhe sundim dimensioni intelektual. Aktualisht, pret të publikoj një koleksion të punës së tij disavjeçare. Pret për të shpërndarë hirin e heshtur të viteve nga fytyrat e shumëfishta të kohëve. Veprimtar i devotshëm, baba i tre fëmijëve dhe poet në zemër ai krijon duke rrënuar gurët e kufijve stilistik të ndjenjave dhe realiteteve të zhdrejta politike shoqërore e njerëzore.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018