A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Përmbytje

Gjithë lotët e botës sikur përplasen në dritaren time
Pranë meje me tendencë të mugët si shiu që bie
Lundrojnë si një univers shenjat nuancat dhe fjalët
Siç fluturojnë mbi mjegullën e një liqeni pulëbardhat

Lutem që shiu të lag deri në palcë trungjet e pemëve
Mijëra net të mos ndaloj për të kthyer dritën e bardhë
Sa trishtueshëm kur rrezet zhdukën hap pas hapi
Si një rrëshqitje e dhembshme nëpër plagë

Shiu si shiu duket se ka përmbytur krejt katin e parë
Dhe banakun ku dy pensionistët luanin shah dikur
Ndoshta edhe lumi nuk është më e pamje tjetër ka marr
Ka ikur me jehonën e melodisë së atij flautit të vjetër

Në këtë peizazh përherë do ketë duar që zgjaten
Sy pretendues të ujshëm dhe shikim të dëlirë
Kur çdo godinë duket e gatshme si një dorë e ngritur
Për të përshëndetur dhe për të thënë lamtumirë

- poezi nga Avni Azizi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018