A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Urim

Uroj me shpirt dhe nga shpirti uroj
Të keni dikë ku mund të ndani çdo gjë...
Si kujtimet e mira në kohët e këqija
E gëzimet e vogla të jenë të përditshme
Si faqja e thyer e një libri
Ku pa thyeshëm në kujtesë është palosur

Uroj...qoftë edhe vetëm një herë në jetë
Të keni takuar diçka pafundësisht të rrallë
Të bukur si dielli i dëlirë i një mëngjesi
Si melankolia e një kopshti në dimër
Apo si një karamele në dorën e vockël
Të një fëmije dhe gëzimi në sytë e tij...

Uroj që në pafundësinë e magjepsur
Të një besimi - të shkëlqej guri i çmuar
Dhe galaktikave të dendura
Të mjegullohen gjitha çmimet e poshtërimit
Dhe fjala plot shend e verë të ketë fuqinë
Për të krijuar gjunjët e dinjitetit

Zemrat të bymehen nga dashuria e vlera
Ku me një dhuratë të përsosur në duar
Të ndjehet era e dheut rrënjës e lules
Lumturia e harrimit të së keqes
Shkreptima e një fillimi të ri
Si ndritja pas një rrebeshi i një qielli gri

- poezi nga Avni Azizi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018