A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Jeta Një Minut

Vetëm një minutë na duhet për të buzëqeshur
Dhuratë për të tjerët për vetën dhe jetën

Një minutë për të gjetur rrugën
Për ta admiruar lulen për ta ndjerë aromën
Barin e lagur bashkë me vesën e mëngjesit
Kthjelltësinë e ujit dhe të lotit

Një minutë na duhet për të vlerësuar
Pafundësinë e pafundësisë deri në pa kufi
Për ta kuptuar vogëlsinë e jetës
Madhështinë e joneve të lumturisë

Një minutë na duhet për të kuptuar
Rrjetën e heshtjes apo fillimin e këngës
Po-në dhe jo-në e cila tërësisht mund të ndryshoj
Vërshimin e rrjedhës së jetës

Një minutë na duhet për të shtrënguar dorën
Për të shënuar emrin e një miku të ri
Pavarësisht nga trishtimi i pasigurisë humbjes
Ankthit e pritjes që janë si shenjat e fitores

Një minutë për të formuluar faljen njerëzore
Po aq edhe për të vrarë një jetë
Për të kuptuar përjetësinë e përbërë nga minuta
Vëmendjen dhe sytë e një fëmije ku me shikim vret

Një minutë dhe mund të mos ndjejmë asgjë
Si ngritja e dorës në përshëndetje e në ikje
E pabesueshme dhe aq pak vërtet
Ku gjurmë të thella mund na mbeten në jetë

Një minutë është si ritmi i zemrës
Si dashuria dhe vala e prajshme e lumit
Vetëm një minutë na duhet për të buzëqeshur
Andaj ta jetojmë çdo minutë sikur të ishte i fundit

- poezi nga Avni Azizi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018