A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Në Kraharorin E Pa Plotësisë

Sa i madh ky shesh për ambicien njerëzore
I vogël për ritmin e jetës së larë në dashuri

Kjo këngë shumë e gjatë për ekuilibrin
Tej mase e shkurt për detin dhe lundrimin

Të cekëta këto llafe dhe krejt dështime të qarta
Paksa të thella për kronologjitë e ditëve të ngrohta

Qasje e ngushtë kjo dhe lehët rikthen historinë
Për kujtime e gjerë dhe bilanc i sigurt për mërzinë

E re kjo kohë si ajri i padukshëm çdo gjë përfshinë
Por pak e vjetër për të nesërmen dhe ardhmërinë

Sa e plotë kjo dëshirë sikur çdo mal përthekon
Por kjo zbrazëti dhe ky cen sikur pak e dështon

Sa e rëndë kjo ëndërr mbi kraharor për ta bartur
Sa e lehtë kjo pasdite dhe jemi zgjuar apo ëndërr?!...

- poezi nga Avni Azizi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018