A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Azem Shkreli
(1938-1997)
  • Vendlindja:
  • Rugovë 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  41

Azem Shkreli është shkrimtar shumë i njohur. Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë moderne shqiptare. Krahas cilësisë,
poezia e Shkrelit, shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik, dhe çka është më me
peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë, ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo
i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e
euforisë kolektive.
Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar
Fakultetin Filozofik, degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet, ai ka
qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor
në Prishtinë, dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit
1997.
Ka botuar këto vepra në poezi: Bulzat (1960), Ëngjujt e rrugëve (1963), E di
një fjalë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981),
Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë:
Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipeve, Shtatë
nga ata, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqës (1983) etj. Poezitë e tij janë
përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të
fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit
të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjit natyrshëm në kulmet e poezisë së
sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër
poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim, "Zogj dhe gurë",
botuar më 1997.
Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit, në fund të viteve pesëdhjetë
dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka
mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të
kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në
prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën
e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit. Kështu, Azem Shkreli, shënoi kthesën e parë më të rëndësishme
në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke
selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë
shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me
tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër...
Azem Shkreli(1938-1997) zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e
zgjeroi spektrin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është
më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu,
ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin
e euforisë kolektive.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018