A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Fenë Myslimane

Mendjemadhësia

Vetëm për shkak të mendjemadhësisë,
Iblisi u mallkua, nga mëshira u largua, e nga Xheneti u dëbua,
Faraoni u dënua, u fundos e u shkatërrua,
Nemrudi, njësoj si këta të tjerët u poshtërua.
Mendjemadhësia në theqafje të dërgon,
Ta ngurtëson zemrën, shpirtin ta ashpërson,
Gjuhën ta helmon, sytë t’i verbon, të vërtetën ta errëson,
Të duket vetja më i madhi, por në realitet askush nuk të vlerëson.
Mendjemadhi të vërtetën e mohon,
Gënjeshtrën dhe të humburën e beson,
Ç’do herë nga e mira vetveten e largon,
Dhe si shpërblim, zjarrin e fiton.
Mos u bë si: Iblisi, Nemrudi e Faraoni,
Që të vërtetën dhe sexhden e mohuan,
Por bëhu si: Xhibrili, Ebu Bekri e Omeri,
Që të vërtetën më gjithë zemër e pranuan.
Tre të parët u përdhosën e u nënçmuan,
E në zjarr së bashku përfunduan.
Tre të fundit u nderuan e u lartësuan,
E në Xhenetin e arit e argjendit,
Së bashku përfunduan.

26. VII .2014

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  18





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018