A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Aksidentalisht

E di, që puthja e mëngjesit ishte fallco, ma dhe mua, duke ëndërruar atë.
As kafen nuk ma qite pse me deshte, por pate nostalgji, andaj ma qite.
E di, nuk mund ta fshehësh, duket në çdo lëvizje tënden.
E di, të mungon, e mendon çdo çast.
E di, ne nuk ngjajmë aspak. Bjond e zeshkan, dallim i madh
Këmishën që ma bëre dhuratë për përvjetorin tonë, e di që nuk është bler për mua, madje as ngjyra e as modeli.
E bleve për atë, por duke mos pasur mundësi t'ia dhurosh, ma dhurove mua.
Doja ta shihje atë në mua.
Edhe librin që ma bëre dhuratë për datëlindje, e di që nuk e kishe blerë për mua, sepse e di që mua filozofia nuk më pëlqen. Doje të më shihje si lexoj filozofi, e të thoje: "sa imitator i mirë është".
Parfumin që ma dhurove mbrëm, nuk ishte për mua, e di.
Doje ta ndieje aromën e tij në trupin tim.
Edhe stili i flokëve që ma propozove, e dije që nuk më shkon, por doje ta shikoje atë në mua.
Edhe klithjet e tua, zërat e ëmbel, e kafshimet që m'i bën gjat aktit nuk i bën se çmendesh për mua, edhe pse mund të jem më i mirë se ai në shtrat, por e bën sepse e imagjinon atë mbi ty.
Me mua dhe me atë në imagjinat
E di, çdo ndienj që ma thua e imagjinon atë.
Por, mos mendo që po aktron vetëm ti
Të dy po gënjejmë e po aktrojmë
Të dy po luajmë me njëri-tjetrin.
Të dy po thurim intriga
Po luajmë me zjarrin
U takuam aksidentalisht, e do të ndahemi një ditë, sepse njëri nga ne do të vdes "akaidentalisht".

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018