A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ne bëjmë kërkime të vazhdueshme në Youtube, por nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë.

Kërko Video

Besa - E Bukura Dhe Bisha


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  13

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

31/12/2009

2009-12-31T00:00:00

Muzika:

Besar Likaj

Këngë e albumit:

"Evolution"

Pjesëmarrëse në

Festivali i 49-të në RTSH


Ti, do durosh dhe pak?
Jepja ditët, bishës prapë, por mos qaj
Qesh, a ndihesh e gjallë?
Mbi mavi, ylberin zbraz, pendim nuk ka

Një fëmijë po të lut dhe një vajzë të kërkon
Loti u struk, mishi u rrudh dhe e sotmja t’harroi
Të shpëtosh, ke një derë por ti dot s’e arrin
Se je e mpirë

Dashuri nuk ka, dashuri do
Ai shkel mbi plagë, ti i ledhaton
A vlen jeta, kur ti e mohon?
A mos ke faj dhe ti?
Pranon të rrish në frikë?

Dashuri nuk ka, dashuri do
Ai shkel mbi plagë, ti I ledhaton
A vlen shpirti, kur nuk e dëgjon
S’e di përse, përse
Me terrin ne shtrat fle

Nën kuvertë, endrra thurr, kur ai nuk te sheh
Dita nis, dielli del, iluzionin rigjen
Nje unazë, një portret, një betim të mbërthen
Kthim mbrapa s’ke

Syri s’sheh, trupi dhemb, fjala veshin lëndon
Një ditë vjen, një ditë shkon, frika heshtjen pushton
Pak durim, edhe pak, derisa vdekja t’ju ndajë,
E lirë në varr…

Se di përse, përse
Ti forcën dot nuk gjen…

Dashuri nuk ka, dashuri do
Ai shkel mbi plagë, ti i ledhaton
A vlen jeta, kur ti e mohon?
A mos ke faj dhe ti?
Pranon të rrish në frikë?

Dashuri nuk ka, dashuri do
Ai shkel mbi plagë, ti I ledhaton
A vlen shpirti, kur nuk e dëgjon
S’e di përse, përse
Me terrin ne shtrat fle


Ky tekst u dërgua nga  CindyMK




Më Shumë...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018