A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Blasta
  • Vendlindja:
  • Ferizaj 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 24 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 7 Dhjetor 1993
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♐ Shigjetari
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  108
Këndon kryesisht: hip-hop

Blasta është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Lorik Shaqiri i njohur si BLASTA ka marrë një shtytje të madhe në skenën e muzikës shqiptare, pasi ka finalizuar bashkëpunimin e tij me hip hop grupin legjendar shqiptar, Etnon.

Më datë 6 Korrik 2013, Blasta publikon videoklipin "Callin", në bashkëpunim me Etnon. Kënga është projekti i parë serioz i Blastas, i cili pritet të publikojë edhe këngë tjera me talentët e tjerë që Genci po i promovon në muzikën shqiptare. Producenti dhe reperi, Genc Prelvukaj kërkon ta fusë Lorikun në elitën e artistëve shqiptarë. Po në këtë periudhë, Lea publikon videoklipin "On The Floor", në bashkëpunim me Blasta & Gezim Gashi.

Në vitin 2013, Blasta publikon albumin "Blasta La Vista", te realizuar nga BlackFish Entertainment.

Më datë 16 Qershor 2014, Adelina Berisha & Blasta publikojnë videoklipin "Diçka Ma Shume".

Më datë 30 Janar 2015, Stelina publikon videoklipin "Mos", në bashkëpunim me Blasta. Muzika e këngës u punua nga Bahri Zariqi, teksti u shkrua nga Blasta, Ghulo. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 13 Shkurt 2015, Blasta publikon videoklipin "Janari".

Më datë 20 Prill 2015, Blasta publikon videoklipin "Playa".

Më datë 6 Shkurt 2016, Zaimina Vasjari & Blasta publikojnë videoklipin "Me U Kthy". Muzika e këngës u punua nga Elgit Doda, teksti u shkrua nga Rozana Radi, Blasta. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 3 Qershor 2016, Blasta publikon videoklipin "Bonu Gati". Muzika e këngës u punua nga Alandy, Blasta, teksti u shkrua nga vetë Blasta. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 29 Tetor 2016, Blasta publikon videoklipin "Kesh". Muzika e këngës u punua nga Blasta, Alandy, teksti u shkrua nga vetë Blasta. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 8 Prill 2017, Blasta publikon videoklipin "Merlin". Muzika e këngës u punua nga Alandy, Blasta, teksti u shkrua nga vetë Blasta.

Më datë 9 Gusht 2017, Blasta publikon videoklipin "Shisha". Teksti u shkrua nga vetë Blasta. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Në Tetor 2017, Fjolla Morina merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Shake", në bashkëpunim me Blasta.

Më datë 11 Mars 2018, Blasta publikon videoklipin "Dilema". Muzika dhe teksti u shkruan nga vetë Blasta. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 11 Gusht 2018, Blasta publikon videoklipin "Lema", në bashkëpunim me Adelina Berisha. Muzika e këngës u punua nga Filloreta Raçi (Fifi), Blasta, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi), Blasta. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  DenNisy  

Anëtar i labelit

MAX Production

Instagrami

Zyrtar

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera

Më shumë artikuj nga Blasta »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018