A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Bleona Qereti
  • Vendlindja:
  • Korçe 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Sh.B.A. 
  • Mosha:
  • 39 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 14 Maj 1979
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♉ Demi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  334
Këndon kryesisht: pop

Bleona Qereti është këngëtare shumë e njohur. Që në moshë të vogël dallohet për pjesmarrje aktive në aktivitet e ndryshme të zhvilluara për fëmijë në Korçë dhe Elbasan. Perfaqësimi i saj i parë ndërkombëtar ka qenë në festivalin ballkanik të grupeve të fëmijëve në vitin 1991 i cili u zhvillua në Preveza të Greqisë. Në vitin 1991-1994 aktivizohet si këngëtare dhe spikere në estradën profesioniste të teatrit "Skampa në Elbasan".

Në Dhjetor 1994, Bleona Qereti merr pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "A Ti Besoj".

Ne vitin 1995 është pjesëmarrëse e festivalit të pranverës me këngën "Si të panjohur".

Në Dhjetor 1995, Bleona Qereti merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën "Lermëni".

Në Dhjetor 1996, Bleona Qereti merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Dhe Prapë Jam Kthyer". Mbas pjesëmarrjes së sukseshme në festivalin e pranverës 96 ftohet në një turne në Zvicer me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Gjatë kësaj kohe provon të këndojë këngën popullore shqiptare duke marrë pjesë në koncertin e këngës së perpunuar popullore që u zhvillua në Shkodër. Vazhdon me këngën popullore duke marrë pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike që u zhvillua në Francë në gusht të vitit 1996 ku ishte prezantuese dhe këngëtare e grupit "Arbana" që perfaqësoi shqipërinë në këtë festival.

Në pranverën e vitit 1997 megjithë kushtet e vështira social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri arrin të realizojë vidoklipin e saj të parë të këngës "Era" me të cilin perfaqësohet në festivalin e pranverës 97. Vidioklipi është transmetuar nga stacioni TV5 Francë në një emision për Shqipërinë.

Në Dhjetor 1997, Bleona Qereti merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Nuk Me Mashtron Dot".

Në Janar të vitit 1998 realizon albumin e parë të saj të titulluar "Kam qejfin tim".

Ne Qershor të 1999, prezanton Festivalin e Pranverës ku këndon dhe hitin e saj "Nëse më do fort".

Në Tetor 1999, nxjerr për publikun Video-Kasetën e saj të parë me titull "Kam qejfin tim", e cila u realizua ne Gjermani gjatë verës 1999.

Në Janar 2000, Bleona Qereti publikon albumin e dytë "Nese Me Do Fort" me 13 këngë. Ne verën e vitit 2000 realizon videoklipet e reja të albumit të dytë.

Në vitin 2001, Bleona Qereti publikon albumin e tretë "S'me Behet Vone", i cili arrin rekordet e shitjes në Shqipëri.

Në shtator të vitit 2001 realizon në Itali me regjizorin Nicola Doersole vidioklipin e këngës "S'me behet vonë" e cila shnderrohet ne hitin e 2001 për rininë.

Në Dhjetor 2001, Bleona Qereti merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Telefon".

Në Korrik 2002, Bleona Qereti publikon albumin e katert "Ik Meso Si Dashurohet", i cili thyen rekordet e tregjeve shqiptare dhe shitet ne masen 90% del njekohesisht dhe vidioja e kenges “ik meso si dashurohet”. Ne vitin 2002 diplomohet ne akademine e arteve te bukura ne degen e aktrimit me pjesen “xhaxha vanja”.

Në Dhjetor 2003, Bleona Qereti publikon albumin E peste "Ti Nuk Di As Me Ma Lyp", ku bashkepunon me kompozitoret Wirus I. Berani Xh. Gashi A. Hila etj dhe me autoret e teksteve A. Doci dhe J. Papingji.

Ne Mars 2005 ne USA, zhvillon nje nga takimet me te rendesishme ne karrjeren e saj me avokatin dhe menaxherin Michael Novak ku ai i propozoi kengetares qe te futet ne tregun amerikan te muzikes duke provuar te realizoje nje CD me hitet me te njohura merikane, te cilat do te hapin dyert e koncerteve ta saj ne USA jo vetem per publikun shqipetar por edhe per ate amerikan.

Në Nëntor 2005, Bleona Qereti merr pjesë në Kënga Magjike 2005 me këngën "S’dua".

Në Dhjetor 2005, Bleona Qereti merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Boom Boom".

Në vitin 2005, Bleona Qereti publikon albumin "Greatest Hits: Per Ty".

Në Qershor 2005, Bleona Qereti publikon albumin "Boom Boom" me 12 kenge anglisht. Duke mos lene pas dore asnjehere publikun shqipetar, duke shfrytezuar edhe lidhjet e shumta te studios me agjencite e tjera artistike, thuhet eskluzivisht per te realizohet nje kenge nga kompozitori Kike Santander, i cili eshte njeri nga kompozitoret me te medhenj te muzikes latine. Por ne fakt kjo nuk eshte e vertete sepse kjo kenge eshte shkruajtur per David Bisbal ne vitin 2004 dhe titullohet "oye El Boom" dhe ben pjese ne albumin "Buleria" te David Bisbalit (2004). Versioni i Bleones titullohet "Boom Boom" dhe eshte realizuar ne dy variante shqip dhe anglisht. Mbas marrjes se licensave perktese per realizimin e kenges tek Henry Foxx agency, ne fund te muajit qershor 2005 kenga hidhet ne treg ne formen e nje CD single qe permban kengen "Boom Boom" ne variantin shqip, anglisht, bilingual dhe karaoke. Ne muajin korrik 2005, ne Miami FL realizon dy videot e kenges "Boom Boom" shqip dhe anglisht me nje nga kompanite me te njohura amerikane e quajtur “Chaos Film Production” me producent Alyn Dorney, i cili ka qene nje nga producentet e e videos “Love Don't Cost A Thing” te J.LO.

Në Prill 2007, Bleona Qereti merr pjesë në VFM 2007 me këngën "Hallall E Ke".

Në vitin 2006, Bleona Qereti publikon albumin "Live".

Më datë 25 Gusht 2007, Bleona Qereti & Hekuran Krasniqi publikojnë videoklipin "Mandarine". Me këtë këngë, Bleona Qereti & Hekuran Krasniqi marrin pjesë në VFM 2008 në vitin 2008.

Në Dhjetor 2008, Bleona Qereti merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Qejfin Gruas Mos Ja Prish".

Në vitin 2007, Bleona Qereti publikon albumin "Mandarine".

Në Nëntor 2008, Bleona Qereti merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Magnetic".

Më datë 21 Shtator 2015, Bleona publikon videoklipin "Take You Over".

Më datë 29 Qershor 2018, Bleona publikon videoklipin "I Don't Need Your Love".

Më datë 12 Tetor 2018, Bleona publikon videoklipin "Monster".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Kanali

Youtube

Faqja

Zyrtare

Instagrami

Zyrtar

Profili

Facebook

Profili

Twitter

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Bleona Qereti »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018