A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Mërgimin

Larg Atdheut

Po tretem nga malli atdhe,
Dhe këto endje me pahirë,
Nëpër lagje të pafundsise,
Jam një i burgosur i lirë.

Zemra e mjera më loton,
Mirëpo,jo,te qaj nuk mund,
Ne qiell shqiponja shfaqet,
Ne oqeanin blu t’pafund.

Ne dhomen e shtepise sime,
Unë po vajtoj me ngasherim,
Mirë jam ne dheun e huaj,
Por,me mire t’isha n’dheun tim.

Tek vuaj mjerimet mija,
Me tregoni,a kam te drejte?
Tjetri viziton tere boten,
A un as dheun tim te shenjte.

Maj 2018

- poezi nga Bujar Dema


- Poezia u dërgua nga BujarD -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1







Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018