A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Stolite

E ëmbla ime qe shtrirë krejt nudo, ashtu siç m’a donte shpirti
e në trup s’kish lenë gjë tjetër veç stolitve të saj tingëlluese
e fort të çmuara që i jepnin një pamje e ajër tepër triumfues,
të tillë si ai i skllevërve të Morëve në ditët e tyre më të lumtura….

E, kur këto stoli tunden e hidhen me një zhurmë tallëse
në një botë vezulluese plot dritë metali e zafiresh,
ndjej të hyj në ekstazë e të humbas në tërrbim
mes gjërash ku tingujt përzihen në dritë e harrim…

E, ajo e shtirë mbi divan, e dorëzuar në ledhka dashurie
qeshte krejt e lëshuar e hareshëm nga lumturia,
qeshte me dashurinë time, të thelle e të embël si deti,
që ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembënj…

Me sytë e saj çpues të ngulur mbi mua si një tiger i zbutur
me pamje të përhumbur e endërrimtarë merrte poza lozonjare
e më hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji…

E barku i saj e gjinjtë si dy fryte të virgjër erëmirë
dhe llërët dhe kembët dhe kofshët e baseni,
të lëmuar si fildish, të valëzuar si qafë mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritë

Afroheshin e më përkedhelnin si Engjejt e së Keqes,
për të më prishur qetesinë e prëhjen e shpirtit tim,
për të më çoroditur e rrëzuar nga ai Shkëmb Kristal
ku isha ulur e prëhesha i qete e vetmitar…

- poezi nga Charles Baudelaire


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1