A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Albatrosi

Marinaret shpeshhere sa per shaka
gjuajne albatrosa, keto shpeze te medha,
bashkudhetare te plogshte qe fluturojne mbi det
mbi anijen qe sper greminave te njelmta shket>

Porsa ti vendosin ne derrasa, te mundur
keta mbreter te kaltrise te ngathet e te perunjur,
te ndjellin meshire me ata krahe mberthyer,
te medhenj e te bardhe si rrema te thyer.

Ky udhetar krahegjate, sa i pagjalleri!
i bukur ka qene, tani gaz i botes shemti!
njeri ia ngacmon sqepin me cibuk,
tjetri e imiton, e perqesh, e c’nuk!

Poeti i ngjan ketij princi te reve,
se tremb dot stuhia as qitesi i shpezeve!
syrgjyn ne toke, ne bisht te shpotise ngeci
krahet e tij vigane e pengojne te eci.

- poezi nga Charles Baudelaire


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2