A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Cyanide
  • Vendlindja:
  • Gjakove 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Sh.B.A. 
  • Mosha:
  • 33 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 23 Qershor 1985
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♋ Gaforrja
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  657
Këndon kryesisht: hip-hop

Cyanide është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Jetmir Hoxha a.k.a Cyanide, mbaroi shkollën fillore në Selman Rizë. Mbas luftës në Kosovë, shpresat për një te ardhme më të mir ishin teper të vogla. Në fund të vitit '99, J'H imigroj në SHBA (New York). Në të njejtin vit, filloi vitin e pare në shkollën e mesme "Christopher Columbus" në Bronx. Si shkoll e njohur për turbullina ndërmjet të huajve dhe imigrantëve Shqiptare, J'H gjithashtu e gjeti vetën në mes të problemeve të pa ndëprera. Në fillim të vitit 2000, u takua me Visar Ahmetaj dhe Gzim Hajdinin. Në at koh J'H veq kishte mbushur një fletore me poezi dhe tekste që përshkruanin jetën e tij. Në fund të vitit 2002, V'A dhe G'H e njoftuan Jetmirin me rreperat UniKKatiL dhe Presioni. Mbas dy takimeve të tilla, u krijua grupi The Bloody Alboz (Shqipet e Përgjakshme) anëtarët e të cilit gjinden në këngën e parë të quajtur "Mos T'vjen Inati".

Jetmir Hoxha morri pseudonimin "Cyanide". Mbasi që albumi i par i grupit TBA u shfaq në treg, në fillim te verës 2005 nder produksionin muzikor Lori, Cyanide gjithashtu përfundoi albumin e parë të tij solo, të quajtur "Ngjarje e Vërtet". Në fund të vitit '05, Cyanide u largua nga grupi TBA për tia kushtuar kohën dhe energjin karierës ti, personale. Në fillim të muajit Gusht '06, videoklipi i par nga Cyanide, për këngën "Veq Edhe Ni Her" u shfaq në kanalet të televizionit shqiptar: 21, RTK dhe KTV. Me 18 Shtator të vitit 2006, produksioni muzikor Studio Duraku, nxorri në treg albumin "Ngjarje e Vërtet".

Jetmir Hoxha (Cyanide) luajti rol kryesor mbi lancimin e grupit Brezi Ri dhe krijimin e albumit e tyre të par “Muhabet Burrash” i cili u shfaq në treg në fillim te vitit 2007. Ky album ishte i shoqërurar me videoklipin e kenges Kosovë. Pas një mungese të shkurt, Cyanide kthehet në fillim të vitit 2009 me albumin e tij të dyt "Elementi i Surprizës", i cili mund të ndigjohet dhe merret falas në ket faqe neti. Në fund të muajit Maj, Cyanide diplomohet me Bachelors in Professional Studies (B.P.S).

Ne Korrik te vitit 2012, ai nuk mori pjes ne koncertit e Unikkatilit (TBA), kjo tragjedi hidheroi shume fansat. Ne gusht te vitit 2012, ai lancoi albumin e tij te 3-te i quajtur "Idiokraci". Ky album theu rekorde ne Kosov dhe vende tjera, dhe cilsohet si nje nder albumet me te mira ( me tema te ndryshme sociale ). Po ashtu me daten 8 shtator RTK ( Rin'On ) do te lancoj nje intervist te CYANIDE, ku ai flet per jeten e vet dhe poashtu flet per ndarjen mes Cyanide, TBA dhe Unikatilit. Tani per tani Cyanide ben pjes ne grupin e njohur qe eshte duke thyer rekorde koheve te fundit Originalat. Cyanide u rikthye fuqishëm me atë që e bën më së miri.. Me këngën Ushtarin tem, në bashkëpunim me Vesa Smolicën, ai arriti sukses tejet të madh

Në vitin 2006, Cyanide publikon albumin "Ngjarje E Vertet".

Në Gusht 2006, Unikkatil publikon videoklipin "Veq Edhe Ni Her", në bashkëpunim me Cyanide.

Në vitin 2009, Cyanide publikon albumin "Elementi I Surprizes".

Më datë 24 Dhjetor 2010, Cyanide publikon videoklipin "Idiokraci".

Më datë 3 Nëntor 2011, Cyanide publikon videoklipin "Forcat Politike".

Në vitin 2012, Cyanide publikon albumin "Idiokraci".

Më datë 22 Shkurt 2014, Cyanide publikon videoklipin "Ne Distance".

Më datë 7 Mars 2014, Cyanide publikon videoklipin "Ushtarin Tem", në bashkëpunim me Vesa Smolica.

Në vitin 2015, Cyanide publikon albumin "Unreleased Ep".

Në vitin 2015, Cyanide publikon albumin "Id Ego Superego".

Në vitin 2016, Cyanide publikon albumin "Maje".

Më datë 5 Qershor 2018, BimBimma publikon videoklipin "Jeta E Shkurtë", në bashkëpunim me Cyanide.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  immyTBA    donagg    Ajdari    Counter3D    AlbiShow  

Anëtar i labelit

T.B.A.

Anëtar i grupit

Orginallat

Ish-Anëtar i grupit

Alboholics

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera

Më shumë artikuj nga Cyanide »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018