A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Dafina Zeqiri
  • Vendlindja:
  • Varberg 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 29 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 14 Prill 1989
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♈ Dashi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  3996
Këndon kryesisht: pop dance R&B

Dafina Zeqiri është këngëtare shumë e njohur. Talenti i Dafines u zbulua që në fëmijëri. Në moshën 10-vjeçare, mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë në anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë. Në moshën 16-vjeçare u kthye në Kosovë me pak fjalë dhe pa bujë, por i dhuroi dëgjuesëve hite pas hitesh. Ajo u bë pjesë e TOP listave të televizioneve dhe radiove lokale dhe në shume raste edhe i kryesonte ato. Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft atraktive skenike, Dafina tani radhitet ndër këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara në Kosovë. DUFFY'E siç identifikohet në skenën muzikore, ka kënduar që nga mosha 4 vjeçe, ndërsa në moshën 7 vjeçare ajo ka qenë anëtare e koreve të ndryshme në Suedi. Ajo mund të konsiderohet si një ndër tekstshkrueset më të talentuara të muzikës shqip, pasi që në moshën 10 vjeçare ka shkruar disa tekste këngësh. Talentin e saj për muzikë ajo e zhvillon edhe më tutje duke mbaruar shkollën e mesme për muzikë. Ambicjet e saj nuk përfundojnë këtu.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.70 m
Pesha: 60 kg
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e flokëve: Kafe e mbyllët
Ushqimi i preferuar: Bifteku me sos të bardhë
Muzika e preferuar: Rn'B
Këngtari/ja e preferuar: Aaliyah dhe Ciara
Vendi i preferuar për dalje: My Caffe, FLIRT dhe GIZZI
Pija e preferuar: Red Bull
Ngjyra e preferuar: Ngjyra vjollcë
Sporti i preferuar: Basketbolli dhe futbolli
Sportisti preferuar: Zllatan Ibrahimoviç
Hobi: Argëtimi me fëmijë
Stili i veshjes: Zakonisht sportive, mirëpo ka raste kur vishem edhe elegante.

Në Maj 2007, Gold AG merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Një Ditë Tek Ti", në bashkëpunim me Dafina Zeqiri.

Në Qershor 2007, Dafina Zeqiri merr pjesë në Polifest 2007 me këngën "Rrallë E Përmallë".

Në vitin 2008, Dafina Zeqiri publikon albumin "Knockdown".

Në Qershor 2008, Dafina Zeqiri merr pjesë në Polifest 2008 me këngën "Adios", ku u shpërblye me çmimin e publikut.

Në Dhjetor 2008, Dafina Zeqiri merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Knockdown", në bashkëpunim me Hekuran Krasniqi.

Në Nëntor 2008, Dafina Zeqiri merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Baterite", ku mori çmimin "Magjia e Parë".

Në Vitin 2009, fama e Dafines u shtua pas garës së kërcimeve në "Op Labi Party (Viti i ri 2009)" ku Dafina fitoi garën karshi këngëtareve më të njohura në Kosovë. Gjatë vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkëpunime mjaft të mirëpritura nga publiku me këngëtarët e njohur si Blero & F-Kay në këngën "La vida Loca".

Më datë 4 Shkurt 2009, Capital T publikojnë videoklipin "Shum Nalt", në bashkëpunim me 2po2 & Dafina Zeqiri. Me këtë këngë, Capital T marrin pjesë në VFM 2009 në vitin 2009.

Në Maj 2009, Dafina Zeqiri merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Dua Qe Ta Di", ku fitoi çmimin "Best RNB". Kjo këngë që e bëri Dafinen të dashur edhe për adhuruesit e muzikës nga Shqipëria.

Në Gusht, u shpall "Femra Superstar 2009" në Teksteshqip.com, duke lene pas konkurrenten e saj direkte Genta Ismajli.

Në Shtator 2009, mori pjesë në Polifest me këngën "Amazing Girl" dhe fitoi çmimin e publikut për të tretën herë.

Më datë 10 Qershor 2009, Dafina Zeqiri realizon reklamën "Starcard" per TEB Bank.

Më datë 18 Nëntor 2009, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Amazing Girl". Teksti u shkrua nga Ledri Vula. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Dafina Zeqiri u paraqit në këto festivale: VFM (2010), duke rrëmbyer edhe çmimin për videospotin më të mirë, "Best of All", Zhurma Show 2009 (2009), Polifest 2009 (2009). Gjatë vitit 2009, Dafina Zeqiri publikon edhe videoklipin "Shume Larg" nga Pulla.

Më datë 2 Korrik 2010, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Rock This Club". Me këtë këngë, Dafina Zeqiri merr pjesë në Zhurma Show 2010 në vitin 2010.

Në Vitin 2010, Dafina ka dëshmuar se ka një vokal të mrekullueshëm duke kënduar live në RTK "Oxygen" dy këngë. Në shqip "Kënga që ta këndova" dhe në anglisht "Stupid In Love". Pas këtij emisioni, Dafina Zeqiri udhëtoi për në Australi për të xhiruar klipin e këngës më të re. Bashkëpunoi me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, në videoklipin e këngës “Rock this club”. Nje kenge kjo në gjuhën angleze pasi siç shprehet ajo “çdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja”. Dafina rrëfen në nje intervistë se në art nuk sheh konkurrencë por respekton kolegët. "Për mua, të gjithë kanë vendin e vet, të gjithë kanë stilin e vet. Unë krenohem me sukseset e kolegëve të mi, lumturohem për ta, sepse ne jemi shqiptarë dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin” - shprehet ajo. Dafina u zgjodh per te marr pjese ne Mega-Koncertin e rap-kengetarit Snoop Dogg në Kosovë dhe publikoi këngën "Quni i Mamas".

Më datë 11 Gusht 2010, 2po2 publikojnë videoklipin "Vibe", në bashkëpunim me Tuna & Dafina Zeqiri. Muzika e këngës u punua nga Don Arbas, teksti u shkrua nga vetë 2po2. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, 2po2 u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 10 (2011), VFM 2011 (2011), Zhurma Show 2010 (2010).

Më datë 28 Dhjetor 2010, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Pom Pelqen", në bashkëpunim me Ledri Vula. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Dafina Zeqiri u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 10 (2011), VFM 2011 (2011).

Viti 2010 mbyllet me koncertet e fundvitit ku Dafina performoi "A Të Kujtohet Kur Jemi Krue" bashkë me Naim Krasniqin, "Adagio" dhe "Kur Shkove në Kurbet".

Më datë 2 Qershor 2011, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula realizojnë bashkë edhe një reklamë për kompaninë "Tango". Dafina gjithmonë e më afër Ledrit...

Më datë 19 Korrik 2011, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Dangerously In Love". Vera 2011 ishte vërtet e nxehtë për fansat e Dafinës. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. Muzika dhe Teksti janë berë nga vetë Dafina, ndërsa arranzhimi mban firmën e Cekic. Me këtë këngë, Dafina Zeqiri merr pjesë në Zhurma Show 2011 në vitin 2011.

Në fillimin e muajit Tetor 2011, del klipi i këngës "My Swag", i realizuar mjeshtërisht nga Imagine Creative. Merr fund lidhja e saj 2 vjeçare me të dashurin Krenar Cocaj dhe gjithashtu Dafina ndërpret bashkëpunimin me menaxherin Drin Zatriqi. Ajo ka vendosur ti kthehet miqëve të vjetër Blero dhe Cekic me të cilët ka nisur karrierën e saj.

Në Dhjetor 2011, Dafina Zeqiri publikon albumin e dytë "Just Me", i promovuar nga videoklipi i këngës "Supernova". Krahas hiteve të dy vieteve të fundit si: "Amazing Girl", "Dua Që Ta Di", "Shumë Larg", "Rock This Club", "Dangerously In Love", "My Swag" etj, në album ka dhe shumë këngë të reja ndërmjet të cilave spikat një bashkëpunim me Ledrin "Tonight" një tjetër bashkëpunim kesaj rradhe me Getin e Tingulli 3nt me titull "D&G" dhe versioni alnglisht i këngës "Supernova". Gjatë festave të fundvitit, Dafina merr pjesë në shumë programe dhe koncerte.

Më datë 7 Dhjetor 2011, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Supernova". Me këtë këngë, Dafina Zeqiri merr pjesë në VFM 2012 në vitin 2012.

Në Qershor 2012, Dafina Zeqiri merr pjesë në VFM 2012 me këngën "My Swag" dhe fiton 3 çmime: "Best Performance", "Best Styling" dhe "Best Female". Dafina nxjerr edhe klipin "Tonight" një bashkëpunim ky me Ledri Vulën. Klipi kalon një milion klikime brenda dy javëve dhe dëgjohet në shumë vende të botës. Gjatë këtij viti perfundon lidhja e saj me Ledrin dhe Dafina i drejtohet Amerikës, në përgatitje për një hap akoma më të madh në karrieren e saj. Festat e fundvitit e kthejnë në Kosovë me 'look' të ri dhe me një këngë të re nën ritmet Reggae.

Më datë 25 Janar 2013, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Veq Ti". Muzika e këngës u punua nga Imagine, teksti u shkrua nga Shpat Deda. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 24 Prill 2013, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Your Love". Muzika e këngës u punua nga Imagine. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 3 Maj 2013, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Bloodah" te realizuar nga nje produksion Suedez e qe u prit mire nga fansat e saj. Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri, Team Veesualz, teksti u shkrua nga vetë Dafina Zeqiri. Me këtë këngë, Dafina Zeqiri u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2013 (2013), SVFM 2013 (2013).

Më datë 5 Korrik 2013, Dj Blunt & Real 1 publikojnë videoklipin "Mos E Nal", në bashkëpunim me Dafina Zeqiri.

Më datë 1 Dhjetor 2013, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Time Out", qe u prit mjaft mire nga publiku.. Muzika e këngës u punua nga vetë Dafina Zeqiri, teksti u shkrua nga Dafina Zeqiri, Arianit Palaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Arber Krasniqi, Big Bang. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Dafina Zeqiri merr pjesë në SVFM 2014 në vitin 2014. Megjithëse përflitet shumë për jetën e saj private, Dafina mohon gjithçka dhe deklaron se në këtë moment është 'single'.

Në Qershor 2014, Dj Blunt & Real 1 merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 me këngën "Veq Me T'pas Ty", në bashkëpunim me Dafina Zeqiri, qe u be menjehere nje kenge shume e preferuar nga te gjithe.

Më datë 2 Mars 2014, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Hajde Ma Knej". Muzika e këngës u punua nga vetë Dafina Zeqiri, teksti u shkrua nga Arianit Palaj. Videoklipi u prodhua nga Think Creative. Me këtë këngë, Dafina Zeqiri merr pjesë në SVFM 2014 në vitin 2014.

Në vitin 2014, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "MSD", në bashkëpunim me Gjiko. Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri, Gjiko, teksti u shkrua nga Dafina Zeqiri, Gjiko, Arianit Palaj.

Më datë 30 Qershor 2014, Dafina Zeqiri & Ledri Vula publikojnë videoklipin "Got Ur Back", në bashkëpunim me Dj Sardi. Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri, Ledri Vula, teksti u shkrua nga Ledri Vula, Dafina Zeqiri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Stash. Me këtë këngë, Dafina Zeqiri & Ledri Vula marrin pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014. Dafina është përfolur shumë edhe për lidhjet e saj të dashurisë. Fillimisht per lidhjen dy vjeçare me Krenar Cocaj, e cila për perfundoi per arsye të ndryshme. Pas kësaj, në disa nga performancat dhe pjesëmarrjet e saj vërehej shumë afërsia që kishte me rep këngëtarin Ledri Vula. Në shumicën e intervistave ata e kishin mohuar lidhjen e tyre por që më vonë në një shfaqje televizive ata u panë duke u mbajtur për dore, gjë që e pamundësonte që ata të dy të mohonin se kishin një lidhje. Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula ishin një nga çiftet më të përfolura të skenës shqiptare. Këngët, klipet, promovimet dhe pjesëmarrjet e tyre së bashku bënin që fansat të dëshironin edhe më shumë t`i shihnin bashkë. Pas një periudhe të vështirë në lidhjen e tyre, problemeve e mosmarrveshjeve, ata i dhanë fund kesaj lidhje. Dafina Zeqiri udhëtoi për në Amerikë për të vazhduar me projektet e radhës. Pas kerkeses se fansave dhe deshires se tyre, Ledri e ftoi Dafinen per kengen e 3-te. Ata erdhen me surprizen e tyre në Videofestin Muzikor ku perforuman kengen e re "Got Ur Back". Dafina, ne nje emision tha se gjithçka qe ka midis tyre tani eshte bashkepunim ne muzike. Kaluan disa dite dhe me 1 korrik 2014, erdhi i shumprituri videoklip "Got Ur Back". Edhe pse Dafina e mohoi, shihet mjaft qarte se ata ishin ende te dashuruar me njeri-tjetrin. Po ate vit, Dafina solli kengen tjeter ne bashkpunim me Gjikon "IAM".

Më datë 4 Korrik 2014, Kosovas Philanthropists publikon videoklipin "Hand To Hand". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Eliza Hoxha.

Më datë 25 Shtator 2014, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Ndjenjë Tjetër". Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri, Big Bang, teksti u shkrua nga Arianit Palaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Big Bang. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 22 Shkurt 2015, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Shume Qef", ku Dafina duket shume me ndryshe dhe kenga merr me miliona klikime. Muzika e këngës u punua nga vetë Dafina Zeqiri, teksti u shkrua nga Arianit Palaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Big Bang, Stash. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Dafina Zeqiri merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Ne muajin Korrik 2015, solli kengen "Te ti" dhe në Shtator 2015, Dafina Zeqiri merr pjesë në Zhurma Show 2015 me këngën "Te Ti", në bashkëpunim me Dj Sardi. Ne Gusht ajo erdhi me kengen "Be A Man Once" dhe ne Shtator, Dafina solli edhe nje kenge ne gjuhen angleze "Hate you Love you".

Më Nentor 2015, Dj Flow publikojnë videoklipin "Rude Girl", në bashkëpunim me Lumi B & Dafina Zeqiri. Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga Lumi B, Dafina Zeqiri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Big Bang. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 11 Mars 2016, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Liri", në bashkëpunim me Mixey, e cila ishte xhiruar ne vende te bukura te Kosoves. Muzika e këngës u punua nga vetë Dafina Zeqiri, teksti u shkrua nga Arianit Palaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Dafina Zeqiri u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2016 (2016), Netët E Klipit Shqiptar 15 (2016).

Më datë 7 Maj 2016, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Na", në bashkëpunim me KAOS. Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri, Lumi B, Vig Poppa, teksti u shkrua nga Vig Poppa, Lumi B. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Dafina Zeqiri merr pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016. Kenga u pelqye shume dhe Dafina filloi punen per nje projekt nderkombetar ne Amerike.

Më datë 8 Mars 2017, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Four Seasons". Kaloi gati nje vit dhe Dafina u rikthye fuqishem ne skene dhe pati shume sukses jo vetem ne Kosove, por kenga u be hit nderkombetar, pasi ne videoklipin e kesaj kenge Dafinen shoqerohej nga reperi i famshem boteror French Montana.

Më datë 4 Tetor 2017, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Told Ya". Ajo punoi shume per te sjelle kengen e re, e cila erdhi pas 7 muajsh dhe eshte nje tjeter sukses boteror i Dafines. Ajo ka deklaruar se ka punuar dhe ka gati shume materiale te reja, te cilat do i publikoje ne vijim. Gjate ketij viti, Dafina ka marre pjese ne shume koncerte ne Amerike dhe duket se viti 2017 realizoi endrren e saj per nje sukses te merituar nderkombetar. Emri i Dafines i shtohet listes se kengetareve shqiptare qe kane pushtuar me hite Music Charts ne mbare boten.

Më datë 27 Dhjetor 2017, Duffy'e publikon videoklipin "Ti E Din". Muzika e këngës u punua nga Lurro, Dafina Zeqiri, teksti u shkrua nga Dafina Zeqiri. Videoklipi u prodhua nga Entermedia.

Në vitin 2017, Dafina Zeqiri publikon albumin "King Ep".

Më datë 2 Korrik 2018, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Fuego". Muzika e këngës u punua nga Big Bang (Arbër Gjikolli), Dafina Zeqiri, teksti u shkrua nga Lumi B, Big Bang (Arbër Gjikolli), Dafina Zeqiri.

Më datë 4 Gusht 2018, Lumi B & Dafina publikojnë videoklipin "Kalon". Muzika e këngës u punua nga Big Bang (Arbër Gjikolli). Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  Linn`a    QAMILE    Anushii    AgNnNesssA    daffye11    vesuthka    Laaddaa    Eroooona    sonelda    stafi    Gresaa  

Ish-E dashura e

Ledri Vulës

Profili

Twitter

Kanali

Youtube

Instagrami

Zyrtar

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Dafina Zeqiri »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018