A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

“A Bombi” Së Shpejti Do Të Kthehet Në Youtube


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  8
[06-04-2015]
"A bombi" ishte hiti i fundit i këngëtares Dhurata Dora, e si i tillë mblodhi plot 12 milion klikime në kanalin e saj zyrtar në youtube.

Por duke qenë se kompania menaxhuese e saj Arkiva Shqip nuk kanë qenë të rregullt dhe nuk kanë lejuar transmetimin e klipit në portale të tjera, vetë youtube e ka parë të arsyeshme heqjen e këtij videoklipi.

Por vetë menaxherët kanë treguar se klipi do të rishfaqet shumë shpejt në yotube. Madje ata kanë thënë se Dhurata këtë vitë do të vijë edhe me 2 a bombi të tjera.

Nuk është hera e parë që këngëtarët bien pre e kësaj kompanie, shumë prej tyre vazhdojnë ende të jenë të pakënaqur me Arkiva Shqip, sepse kjo kompani lejon transmetimin e videoklipit vetëm në youtube dhe disa rrjete sociale.
 (B.A/Teksteshqip.Com)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018