A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Diona Fona
  • Vendlindja:
  •  
  • Jeton dhe vepron në :
  • Angli 
  • Mosha:
  • 20 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 9 Shkurt 1999
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♒ Ujori
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  176
Këndon kryesisht: pop

Diona Fona është këngëtare e njohur. Diona eshte rritur dhe lindur ne Britani Te Madhe, por aspak nuk e la anash gjuhen shqipe. Dhe gjithashtu flet nje gjuhe mjaft te embel. Bukuroshja shqiptare e cila jeton në Londër, është e fokusuar në studimet e saj për artin skenik, çka ka bërë që ajo të mos jetë e pranishme në skenën muzikore pas verës për një kohë të pacaktuar. Diona Fona është këngëtare e re e cila u njoh fillimisht për “covers” të hiteve të mëdha botërore ku ajo vuri në pah kualitetet e saj vokale. Këngët e saj po dëgjphen shumë dhe rruga e saj drejt majes së skenës muzikore shqiptare është hapur. Këngëtarja konsiderohet si një prej yjeve të së ardhmes në skenën muzikore shqiptare, duke parë edhe ndërrimin e gjeneratës dhe fokusin e këngëtareve tona për një lansim në tregun ndërkombëtar, që ka bërë që skenë të mbetet bosh pa këngëtare femra. Këngë pas kënge ajo vazhdon që të tregojë se është një risi, diçka që nuk kemi parë në skenën muzikore shqiptare.

Më datë 17 Maj 2017, Diona Fona publikon videoklipin "Havera". Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga Gjiko, Diona Fona.

Më datë 1 Gusht 2017, Diona Fona publikon videoklipin "Shootah". Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga Gjiko, Diona Fona. Është një muzikë infektuese pop e plotësuar me disa elemente të muzikës ‘dancehall’ dhe EDM, që na kujton kantautoren nga Kosova, Era Istrefi dhe hitin e saj të madh “BonBon” të lansuar në vitin 2016. Videoklipi ku Diona shfaqet me plot stil është punuar nga regjisori, Valon Aziri, kurse për flokët e grimin janë përkujdesur Sellma dhe Kaci, ndërsa për ‘stylingun’, Donjeta Macula.

Më datë 13 Dhjetor 2017, Diona Fona publikon videoklipin "Shy". Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga vetë Diona Fona.

Më datë 1 Shkurt 2018, Diona Fona publikon videoklipin "Ikim". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga vetë Diona Fona. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 13 Korrik 2018, Diona Fona publikon videoklipin "Veç Fjale". Kënga është realizuar nga “Redbox Entertainment” gjersa për “beat” është përkujdesur Granit Dërguti. Teksti u shkrua nga vetë Diona Fona. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 21 Nëntor 2018, Diona Fona publikon videoklipin "Feeling". Teksti u shkrua nga Yll Limani.

Më datë 22 Shkurt 2019, Diona Fona publikon videoklipin "E Ke Dit" dhe ashtu si këngët e kaluara, ajo rrëmbeu vëmendjen e adhuruesve të muzikës moderne shqiptare. Me shumë ritëm dhe pozitivitet, si çdo këngë edhe ky projekt karakterizohet nga Diona që shfaqet tejet ekstravagante në këtë videoklip. Më bukur se kurrë, kësaj radhe Diona shfaqet edhe në një pjesë në repturë në anglisht duke treguar shkathtësinë tjetër të saj, e që vërtet i përshtatet stilit të saj. Projekti është punuar në muzikë nga K Master, ndërkaq teksti është punuar nga vet Diona dhe Erion Dragidella. Kënga kësaj radhe është realizuar në studion e PINT dhe videoklipi është punuar nga Imagine Films. Ky projekt i paraprin lansimeve të reja të këngëtares që do të vijnë në muajt në vijim.

Më datë 13 Qershor 2019, Diona Fona publikon videoklipin "Bella Vita". Muzika e këngës u punua nga Big Bang (Arbër Gjikolli), teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Big Bang (Arbër Gjikolli). Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Instagrami

Zyrtar

Profili

Snapchat

Profili

Facebook

Profili

Twitter

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera