A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Mbi Mitin

Të jetosh përditshmërinë, atë të trishtën, që na e kanë dhuruar këtu në tokë,
është lodhje, sëmundje për së gjalli që nuk durohet, pa mundur të dalësh nga qese e botës që të rrethon,
dhe mbi të gjitha është kaq bosh, kaq angazhime, që në fund të fundit, janë boshësi e madhe,
një hiç i përtejmë, vetë të jetuarit është kaq plogështi, pa ndonjë entuziazëm, ata pika lumturie shkrihen të tërat në hije të dhimbshme.

Të jetosh në kohën e Sokratit është lemeri, jo se figura e tij nuk është e lartësuar,
por dhe vetë Sokratin e kanë mbytur derrat dhe derri më i madh është shembulli i të jetuarit në plogështinë e madhe që ndjell moçali i përditshmërisë, i hiçit.
E kanë vendosur në mur Sokratin, gjoja luftohen në parime të tij, por njeriu është vogëlsi, ka njdesi, hakmarrje, gjak që rrjedh e padrejtësi, sa këtë Sokrat e kanë bërë shëmti të gjallë.

Andaj duhet miti, ai që fluturon në gjendje amëshimi, një kohë përtej sokratizmit të vdekur,
të ndjesh ajrin e freskët tek vërshon në fytyrën tënde të butë, detin tek buçet plot dallgë në anije të stërmëdha që nisen nga Mesdheu për në Libi,
të ngjitesh lart, të jetosh në kozmozin që nuk jetojnë njerëzit e rëndomtë, si shfaqja e murgut të zi në tregimet e Çehovit,
të ndjesh se shpirtin e ke lart, të marrë nga shqiponjat në lartësitë e maleve të Atikës.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë