A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kasapët

Kasapët presin mishra të rinj pa pushim, ata gjak shohin dhe pendesë nuk kanë,
për një moshë që këputet, ndahet dhe ardhmëria vritet pa reshtur.
se kasapët mbi shpinë nuk e provojnë të këputen, të vriten, të goditen,
ata pamëshirë godasin, deri në rrënjë fort dhe rëndë si çekan.

Por një ditë përtej oqeanit, në prerje të mishit aty këtu,
një sëpatë çohet deri në qiell, e madhe sa një ka, që vjen e regëtin,
mbi shpina të kasapëve mendje-çmendur, e sëpata godet, ata fort,
që dje prishën ardhmëri, sot si në karma goditen, e një ulërime dëgjohet deri në Antraktidë.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë