A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Atdheun

Vargje Të Ç’Rregullta Për Atdheun

Atdheu, është një fjalë e rëndë, si shkreptima që bie fort mbi tela të korentit,
është humusi nën tokë, që e gërmon nën të, të zhyt poshtë e më poshtë,
është dheu më i thellë në rrënjë të djersës e të gjakut, në hone e humnere, trup i kallur nën baltë, shtati i balcamosur që krenar qëndron,
e sa më groposur dhe i praruar, tokë e kafenjtë, sa më shumë brinj e kocka flijohen në fund të truallit, aq më të bukura, më të çelëta, më erëmirë, çelin lule shumëngjyrëshe, të at-dheut.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018