A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Puna E Rëndë

Nuk ka në këtë botë, më fisnikëri sesa puna, qoftë edhe e rëndë ajo,
sepse në të mundesh me qenë njeri, të zbukurohesh, e fjalën kur e flet
me mend dhe plot e ke, sepse ia ke bërë vendin për ta shprehur lirshëm,
në udhë përshëndetjet mund t’i presësh, prej njerëzve që punojnë përditë, për jetesë a mbijetesë.

Njeriu ndriçohet nga të punuarit, flakëron në drita të bukurisë hyjnore,
të asaj që quhet ndershmëri, e cila vlen tepër në kohën e dreqit të madh,
e puna e rëndë bëhet kurorë, perëndi e bukurisë, harmoni e gëzim i lartë,
e në kocka që “thyhen” përditë, në trup që fiket, shenjohet nder e njerëzi.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018