A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Zemra Dhe Materia

Dashuria e qiellit rëntë mbi njerëzit që mendojnë dhe veprojnë me zemër,
e ndërsa materien vetëm kush ka në shpirt, lumturi njerëzore jo s’mund të ketë.

Lum kush zemrën e mban pastër dhe nuk e “shqerr”, e mban atë jetë e dritë, pa hyrë,
në kompromise të rënda, në gënjeshtra, në parajsa të rrejshme, në lule që janë gjemba.

Oh shpirtra të lirë që nuk keni nevojë për kurora, as për zbukurime që të dëftoheni të vërtetë,
superoni më së paku dhe ndiheni freskinë e jetës më shumë se shpirtrat e egër dhe të zinj, që lodrojnë në fekalet e mashtrimit.

Oh zemrat kanë nevojë të ndriçohen, në ujëvara dhe në qiejt e madhërisë, në mbretëri të bardha,
e materiet, ata me shpirtin e ligë, gënjeshtrat që buçasin dhe bëjnë sikur nuk i dëgjojnë, oh, në Ferr të Dantes, të përfundojnë.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë