A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Toka E Gurit

O tokë e gurit, me njerëz trima, besën tënde mos e lë ta shtypin maskarenjtë,
në dheun tënd mos ushqehet korrupsioni si kërpudhë e keqe, mos e lejo, në fushat e tua,
mos lë njeri të shkelë, as në male përpos Kreshnikëve, të tjerët jashtë nxirri,
veç vetë lulëzo në pafajësi dhe pavarësi, në udhë të mbarë që sjell liri e madhe.

në dheun e ujitur me lot e gjak, me mall e dëshirë, me atdhedashuri sa Himalajat,
duhet sot të lulëzonte frut i lirisë, harmonia dhe lumturia e pamasë kudo në faqe të atdheut,
oh mos lejo sot të tutë të jenë të dhunshëm si armiqtë më të rreptë të tokës tënde,
oh mos lejo, që sot të dhunohesh si mos më keq, prej dragonjve të zinj, por ndriço, o tokë-gur.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1