A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Me Hapat E Natës

E mbylli gjuetinë për sot miku im dielli.
I mblodhi shigjetat - rrezet, në baulen e tij të artë, të pushojnë, të flenë, ëndrra me re të zjarrta të shohin.
Nesër do të jetë një ditë e gjatë, duhet të falin plot dritë e gëzim dhe t'iu gëzohen çdo
buzëqeshjeje të marrë.
Natën e mirë mik, ndërkohë unë po pajtohem me hënën!
Në mbretërinë tënde, të natës, të qiellit plot yje, të kërkoj të ndriçosh sot për mua, Hënë.
Të kërkoj pak rreze, pak ngjyra dhe pak qetësi këtë natë.
Mendimet më kanë rënduar shumë këto ditë- netë.
Sot dëshiroj qetësi!
E di që nuk do me thuash jo, e di.
Ndriço sot, po të pres, të më falësh edhe mua atë qetësinë, që di të falësh veç ti.(thonë!
Hënë, u pajtuam?

- poezi nga Erjola Kola


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018