A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Ermal Mamaqi
  • Vendlindja:
  •  
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 36 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 21 Mars 1982
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♈ Dashi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  176
Këndon kryesisht: pop

Ermal Mamaqi është këngëtar shumë i njohur. Si aktor u prezantua per here te pare ne Portokalli. Ndersa muzika mbetet pasioni i tij i pare dhe tashme ka perfunduar studimet per kanto ne Tirane. Shkeputet nga spektakli "Portokalli" por jo nga grupi The Shblsh me te cilet vazhdoi me sukses ne spektaklin qe zhvillohet cdo te Martë ne Vizion Plus "Apartamenti 2XL". Pastaj ai perseri largohet, dhe krijoi emisionin e tij qe titullohej: "6 Ditë pa Ermalin" e cila ka patur shume sukses. dhe transmetohej çdo të Shtunë në T' HD ne Digitalb. Dhe në Shtator të 2016, ai beri nje kontrate te re me Televizionin Klan dhe krijoi emisionin "Xing me Ermalin" dhe që akoma fillon te transmetohet çdo te Shtunë. Sot ai eshte i martuar me ish drejtuesen e spektaklit "Portokalli" Amin (Amarda Toska) me te cilen ai ka dhe një djalë dhe bashke kane hyre dhe ne rrugen e biznesit me firmen "Ami Event" qe merret me organizimin e eventeve të ndryshme, drekave, darkave, dasmave, konferencave, party, zbukurime ambientesh, ndriçim, fustane nusesh dhe Dj. Ne Nëntorin e 2013 ai ka bere nje Film qe titullohet "Femrat" bashke me Enxhi Cuku. Ka krijuar dhe studion e tij "Ermal Mamaqi Production" dhe ka bërë disa kenge.

Në Nëntor 2000, Liliana Kondakçi merr pjesë në Kënga Magjike 2000 me këngën "Djalo Mos Me Duaj", në bashkëpunim me Ermal Mamaqi & Erlind Zeraliu.

Në vitin 2004, Ermal Mamaqi publikon albumin "Dite Vere".

Në Prill 2006, Ermal Mamaqi merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Premtimi".

Në Shtator 2006, Ermal Mamaqi merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2006 me këngën "Let's Love".

Në Nëntor 2011, Ermal Mamaqi merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Vetem Beso".

Në Nëntor 2012, Ermal Mamaqi merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Bej Si Di Vete".

Më datë 4 Maj 2013, Ermal Mamaqi & Dr. Flori publikojnë videoklipin "Do Vij Të Dielën". Muzika e këngës u punua nga Dr. Flori, Edlir Begolli, teksti u shkrua nga Dr. Flori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edlir Begolli.

Më datë 16 Korrik 2013, Ermal Mamaqi publikon videoklipin "Dukesh E Bukur". Muzika e këngës u punua nga Ermal Mamaqi, Pirro Çako, teksti u shkrua nga Pirro Çako, ndërsa për orkestrimin u kujdes Andy Dj. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 6 Shtator 2013, Ermal Mamaqi & Olsa publikojnë videoklipin "Më Kthe Qytetin!". Muzika e këngës u punua nga Ermal Mamaqi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ermal Mamaqi. Videoklipi u prodhua nga Tomato.

Më datë 12 Shtator 2013, Ermal Mamaqi publikon videoklipin "Ditet E Mija". Muzika e këngës u punua nga Pirro Çako, teksti u shkrua nga Pirro Çako, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Ermal Mamaqi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013.

Më datë 25 Qershor 2014, Ermal Mamaqi publikon videoklipin "Mos Pi Mall, Bej Palester", në bashkëpunim me Dr.Flori. Muzika e këngës u punua nga Dr. Flori, teksti u shkrua nga Dr. Flori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Briz Musaraj. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 27 Qershor 2014, Ermal Mamaqi publikon videoklipin "Serenata". Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga Dr. Flori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marsel Gunga.

Më datë 3 Prill 2015, Ermal Mamaqi publikon videoklipin "Ku Ka Si Tirona", në bashkëpunim me Dr. Flori.

Më datë 15 Maj 2015, Claydee & Ermal Mamaqi publikojnë videoklipin "Senorita", në bashkëpunim me Andy Nicolas.

Më datë 31 Dhjetor 2015, Ermal Mamaqi publikon videoklipin "Fal Pak Dashuri". Muzika e këngës u punua nga vetë Ermal Mamaqi, teksti u shkrua nga vetë Ermal Mamaqi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Briz Musaraj.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  MusicMaker    ALDOooo    SeadBaba  

Ish-Anëtar i grupit

Dreams

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Kanali

Youtube

Profili

SoundCloud

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Ermal Mamaqi »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018