A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Fatmira Breçani
  • Vendlindja:
  • Markaj (Tropoje) 
  • Mosha:
  • 58 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 8 Maj 1960
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♉ Demi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  163
Këndon kryesisht: popullore folklorike

Fatmira Breçani është këngëtare e njohur. Eshte mbese Puke nga ana e nenes dhe bije Tropoje nga ana e babait. Kendon qe nga vitet e '70 dhe qe aterere jo vetem ka lancuar por edhe ka edituar shume kenge qe konsiderohen pasuri culturore e vendit. Fatmira eshte shquar gjithmone per zerin e saj te vecante dhe e ka ngritur ne nje nivel tjeter pritshmerite per kengen patriotike dhe popullore. Si nxenese e Fatime Sokolit, thuhet qe ajo e ka trashegim kengen Tropojane nga mesuesja e saj, ish-kengetare e fameshme ne te gjitha trojet shqipetare dhe qe eshte nderuar me titullin "Artiste e Popullit". Fatmira ka fituar shume cmime kombetare dhe nderkombetare gjate karrieres se saj 40 vjecare. Disa nga kenget e saj qe vecohen ndermjet qindra kengeve qe ajo ka kenduar jane "Xinxillushe", "E Vogla e Nanes", "Martojme Vllaun", Oj Cike Malesore" e kenduar me artistin e madh Gezim Nika e shume te tjera kenge dhe albume. Ajo eshte dekoruar me cmim presidencial dhe eshte gjithmone e angazhuar me koncerte brenda dhe jashte Shqiperise e Kosoves. Fatmira nder dekada ka perfaqesuar vlerat e muzikes tradicionale shqipatare me motive veriore. Ajo eshte nder vite e pranishme ne koncerte brenda dhe jashte Shqiperise.

Më datë 18 Janar 2016, Fatmira Breçani & Agnesa Breçani publikojnë videoklipin "Vllaun Sot Martojme".

Më datë 5 Tetor 2016, Fatmira Breçani publikon videoklipin "Mindili I Bardhe". Muzika e këngës u punua nga Edi Balili, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edi Balili. Videoklipi u prodhua nga Swart Production.

Më datë 4 Janar 2017, Fatos Ahmati & Fatmira Brecani publikojnë videoklipin "Dy Bylbyla Jan Bashku".

Më datë 20 Maj 2017, Fatmira Breçani publikon videoklipin "Dashuri E Permallim".

Më datë 30 Qershor 2018, Maya & Fatmira Brecani publikojnë videoklipin "Kenga Jone". Muzika dhe teksti u shkrua nga Adrian Hila. Videoklipi u prodhua nga Chill Pro.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  arsimdiber  

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera

Më shumë artikuj nga Fatmira Breçani »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018