A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Genti
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  10

Genti është këngëtar i njohur. Genti Hajrullai – një i ri premtues në skenën shqiptare të rokut. Zëri i filtruar i Gentit plotëson çdo boshllëk që mund ta këtë një këngë, duke e bërë këtë të ri mjaft premtues në skenën e rokut shqiptar. Megjithëse është në moshë të re, Genti mbulohet nga idetë të pjekura, idetë progresive të një njeriu të pasur më literaturë roku. Ai ka jetuar në Gjermani dhe gjatë asaj kohe ka arritur të shijojë ajkën e muzikës evropiane dhe këtë frymë tenton ta sjell edhe në skenën tonë. Genti është prezantuar edhe në disa koncerte nëpër botë. Rasti më i mirë që i është dhënë ka qenë prezantimi unplugged në Kuwait në një Hard Rock klub, ku ka mahnitur publikun me improvizimet që bën në kitarë e tij, si dhe me zërin e tij karakteristik. Genti preferon këndimin “live” dhe këtë e ka dëshmuar edhe me paraqitje të shpeshta nëpër pub-et lokale, me grupin e tij Da Punk.

Në Maj 2007, Genti merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Te Dua Te Urrej".

Në Maj 2008, Genti merr pjesë në VFM 2008 me këngën "Buzet E Nje Engjulli", e edituar nga produksioni AWARD me tekst të Arlind Farizit, këngë e cila pritet së shpejti të editohet edhe në versionin anglisht. Është ky hapi i dytë në rrugën e gjatë premtuese të këtij të riu..

Në Maj 2008, Genti merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Buzet E Nje Engjulli". Kënga ka një stil këndimi shumë specifik, një lloj i mëvetësishëm i këndimit rok; shpesh shoqërohet me britma “heavy”, të cilat këndës i japin një energji.

Në Qershor 2011, Genti merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Ajo".

Më datë 5 Janar 2015, Genti publikon videoklipin "Bojna Namin", në bashkëpunim me Kevi. Videoklipi u prodhua nga Gold Productions.

Më datë 25 Maj 2017, Genti publikon videoklipin "Thirri Ndjenjat".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018