A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Koha Ime

Koha ime...
S'do largohem,jo sdo iki
dhe pse fatin më mallkuat,
për këtë vend më digjet shpirti
Ju e dogjët e shkatërruat.
Mos më thoni jemi mirë,
për lëvdatë në sytë e botës
s'ka ku të vejë shkretëtirë
latë rininë rrugëve t'Europës.
Mos më flisni për zhvillim,
e di unë si kam jetuar
ju e njihni hallin tim,
por kurrë s'ju ka interesuar
se jeni të zënë me realitetin
me fasadë ta ëmbëlsoni
kur bëhet fjalë për pushtetin
ju vjen në mendje e më kujtoni.
Mos më flisni as për arsim
kur më drejtojnë analfabetë
shpesh ankohet vendi im
për fajin tuaj mbeti shkretë,
Për mirqenie mos guxoni
të më thoni ndonjë fjalë
shikoni plagët që shkaktoni
varfëria na bën ballë
Mos u mburrni kot të mjerë
Kur flisni për siguri
kasaphanë kemi përherë
Shqipërinë veshët në zi.
Mos flisni as për liri
kur plumbat rëndojnë mbi fjalë
s'po e gjejmë pakëz qetësi
ditës ti themi..E mbarë!!
Jemi mirë përsëri thoni
por se pashë të mirën tuaj
sikur një ditë ju ta provoni,
në vendin tënd të jesh i huaj.
S'do largohem,jo s'do shkoj
i urrej udhët jetime,
në vendin tim do të guxoj
do të vijë dhe koha ime.

- poezi nga Gjuljana Marku


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018