A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Bota Kalimtare” Nga Gold Ag


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  12
[31-01-2016]
Nuk janë të paktë këngëtarët nga estrada shqiptare që po publikojnë projekte sensibilizuese për publikun. Këngëtari Labi është mjaft i angazhuar me iniciativat bamirëse e ndërsa kujtojmë që edhe Albërie Hadërgjonaj vitin e kaluar publikoi një baladë mahnitëse me tekst sensibilizues kushtuar varfërisë.

E së fundmi rengut të këtyre projekteve i është bashkuar edhe reperi i njohur Gold Ag i cili sapo ka lansuar videoprojektin e tij muzikor të titulluar "Bota Kalimtare" e që në fakt iu kushtohet atyre njerëzve që jetën e vuajnë me plot pasoja.

Teksti është shkruar nga vetë Ariani e ndërsa inçizimi është kryer në studion e Don Arbas. Videoklipin e kanë punuar produksioni nga Prishtina, M Production.
 (B.A/Teksteshqip.Com)

      Gold AG - Bota Kalimtare [Teksti dhe Klipi]