A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Official Video

Video Link

Top 200

Gold AG - Falja E Gjakut


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

05/10/2018

2018-10-05T17:00:09

Muzika & Teksti:

Gold AG

Orkestrimi:

Florent Boshnjaku


Sa e mire eshte kjo jete nese din me jetu
Po vec pak me gabu mun shum me t’kushtu
Se e keqja n’zemer mas leti po nalke
Kur pe kuptojshe qe i forti po falke
Sa e sa dekada na t’mshelt neper shpia
Nese ka faj i madhi hajt pse me honger fmia
T’rritun si t’eger kuj pa i dhon qehre
E t’burgosun neper shpia pa dal kurre pi dere
Fmija pa shkolle me trishtim edhe gjumi
Tu e prit cdo moment se kur po i vjen plumi
E tash n’dor teme kejt ka met kjo pune
Une meta vec ni djal se krejt mi farun
Na ja vrajtem pese ata mi vrajten gjashte
O secilin ma shume se tjetrin e kom dashte
Vec be pata bo ku ti nxo kom mi korre
Se hala m’paraftyrohet gjaku i babes n’dore.

Ref:
Ta kam fal o burri botes
Vec per hire te Zotit
Ma nuk jam un hasmi yt
Por une jam vlla i joti
Para Zotit n’dit t’gjykimit
Perpara kur dalim
Kur ne presim Ai t’na fal
Kush jem na qe s’falim.

E tash tu u rrit e shume sene tu i msu
Ja nisa jeten ndryshe me kuptu
Hala pa e bo diqysh e nisha gabimin
Se ni njeri me vra koka si krejt njerzimin
Qishtu na ka msu edhe Zoti n’Kuran
Edhe une du me fal se jom musliman
Edhe pse jetim cysh i vogel mbeta
Me fal na msoj edhe dikur Anton Çeta
O Ezan i omel sa omel ti thirre
E krejt trupin tem e kaploj nifar m’shire
Me lon kete pune at moment ish ma e pakta
Cysh me dal para Zotit me dur t’pergjakta
Vendosa me fal si burr jo me fjal
Hasmeria e jon nket vend ka mu ndal
Se gjaku i familjes nuk shitet me pare
Po ma shum e du Xhenetin se kete bote kalimtare.





Kartolina (1)

2018-10-06 08:00:05
Vendosa me fal
si burrë, jo me fjalë
Hasmëria e jonë
n'kët vend ka mu ndal

Krijo Një Kartolinë

Fullscreen



Më Shumë...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018