A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Official Video

Video Link

Top 200

Gold AG - Letra E Babës


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

10/05/2019

2019-05-10T16:00:03

Muzika & Teksti:

Gold AG

Orkestrimi:

Florent Boshnjaku

Video Produksioni:

MAX Production


Eh mor bir dy fjal du me ti than
Na jena plak e ti keq na ke lan
Osht obligim me i respektu tvjetrit
E na pi mshehim lot pi njoni tjetrit
Ket leter po ta shkruj tu e kalu ket dimer
Pleqnia na ka kap sdihet sa kem ymër
Njo tpatem bir e tash vet kena met
Kurr se kom menu kshtu pleqnia me mgjet
Nana sosht mire se e shkatrroj merzia
Tu e pas djalin gjall vin me na pa kojshia
Edhe mkallxun qe bab ishe ba
Fmija tu kan rrit po na nuk i kem pa
Mkallxun qe po falesh e nhaxh ishe shku
Botes ja qel deren e ja mshel prindve tu
Mos e lyp djali jem Xhenetin te xhamia
Se Xhenetin e ki gjall po e ke lon te shpia.

Ref:
Si baba e nana nuk te do kush tjeter
Dashnin e merzin o bir e ke ne ket leter
Se jan veq dy zemra per ty qe kan mall
Mund te behet von kur nuk jemi gjall.

Prej merzie per ty bir kto fjal i mora
Ku se kupton shkrimin mu ka dridh dora
Sna qorroj syt pleqnia po u qorrum prej mallit
E rrudhat e ballit jon rrugt e djalit
Ndryshe tkem msu e ndryshe tkem eduku
Boten me na fal me ty se kena ndrru
Shum vite i lypem fmi Perendis
E na ty tkena gzimin e shpis
Mos ju kallxo fmive qe na le pa na pa
Se neser ty ma zi kan me ta ba
E un prap shpresoj qe u knaqe
Na me ni penzion per buk e per ilaqe
30 vite msus ket karakter e rujta
Edukova kejt dynjan po djalin tem nuk mujta
Kur me lot e bon baben me lot nana jote
Cfar vlere kan bir tmirat e ksaj bote.





Kartolina (2)

2019-05-17 13:18:42
Mos ju kallxo fmive
Që na le pa na pa
Se nesër ty ma zi
Kan me ta ba
2019-05-17 13:17:09
Prej mërzie për ty bir
Kto fjalë i mora
Ku s'e kupton shkrimin
Mu ka dridh dora

Krijo Një Kartolinë

STORY



Më Shumë...