A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kengetari

Te porta jashte, ç’behet ashtu,
Ç’eshte ajo kenge, valle!
Pa shkoni vrap – e dua ketu
Le ta degjojme ne salle!”
Keshtu tha mbreti – e pazhi doli
U kthye sakaq – prape mbreti foli:
“Ma futni plakun brenda!”

“Ju pershendes te gjithe sa jeni
Fisnike e dama, mbushur me inxhi!
Si yje qenki, por me ndjeni
Qe emrat s’jua di!
Ne kete vend qe s’ka te dyte
Do bej me mire t’i mbyll syte
Sesa t’i zgurdulloj”

Dhe kengetari syte i fiku
Me harpe kengen e filloi’
I ndriti syri çdo kreshniku
E damat malli i pushtoi
Dhe mbreti vete zemra iu shkri
E nje gjerdan safi flori
Desh plakut t’ia blatonte

“Ah, mos ma jep mua gjerdanin
Por jepua trimave qe ke!
Ata tmerr jane per dushmanin
Kur sulen si rrufe!
Ose ta marre kancelari
Ta mbaje si nje barrë ari
Tok me te tjera barrë

Se une jam si zog i lire
Dhe si ai kendoj
Mbi kengen qe me del e delire
Tjeter shperblim s’lakmoj!…
Por ti, ne daç, me shtjer sapak
Nga vera jote kuq si gjak
Ne kupe prej floriri!”

Dhe plaku kupen çoi ne buze
Dhe ëndjeplot e zbrazi
Dhe piu zjarr e flake e shpuze
Me shpirtin afsh nga gazi!
“Ju pershendes – dhe me kujtoni!
Ju falenderoj – dhe, po te doni
Mbajeni mend, ç’ju thashe!”

- poezi nga Johann Wolfgang Von Goethe


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018