A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Shpejt Dhe Ngadale

Mos u nxito, mos u vono !Duro
Nje kryefjale shkruaj posi kjo
Vare ne gjoks posi hajmali
Ruaje ne diell dhe ne shi
Me lule rotull teje mos u merr
Dhe i pa trembur gjer ne varr e shpjerr

Mos u nxito! Pa mend mos u vono!
Kur shpirti sulet ti mos u vono
Mejtohu mire udhen drejt e nis
Dhe sul tutje me mish dhe me shpirt
Ngadale! Kurre s’ndreçet nje lajthim
I bere pa hesap dhe pa peshim

Mos u vono! Se tutje sulet jeta
Kalo si trim guxo pa ardhur vdekja
Nje pune bej te larte dhe te forte
Te cilen koha kurre s’mund ta mposht
Mbi dhene nam te mire ler perjete
S’prish pune qe si shoket vdes dhe vete

Mos u nxito! Mos u vono! Mejto
Guret e fatit qetazi duro
Detyren kij si prijes kryesisht
Bej gjithnje te drejten burerisht
Mos u nxito! Mos u vono! Pa fjale
Zoti ne fund te nxjere faqebardhe.

- poezi nga Johann Wolfgang Von Goethe


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018