A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Kelly
  • Vendlindja:
  • Tiranë 
  • Mosha:
  • 30 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 12 Mars 1988
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♓ Peshqit
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  18
Këndon kryesisht: pop

Kelly është këngëtar i njohur. Ai ka studiuar ne Akademine e Arteve ne Tirane dhe punon si producent muzikor. Ai ka bere shume kenge te cilat tashme jane hite dhe ka marre pjese ne disa festivale.

Në Shtator 2007, Kelly merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2007 me këngën "Loti Qe Fal".

Në Maj 2009, Kelly merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Neser".

Në Maj 2008, Kelly merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Braktisja", ku shkon deri ne finale dhe fiton çmimin "Best Pop & Rock".

Në Maj 2008, Upstreem & Kelly marrin pjesë në Top Fest 5 me këngën "Nuk E Di".

Në Nëntor 2008, Kelly merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Jetove".

Në Nëntor 2009, Silva Gunbardhi & Kelly marrin pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Pyet Zemren", ku arrijne te shkojne deri ne finale dhe fitojne "çmimin e interpretimit".

Në Dhjetor 2009, Kelly merr pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Ajo".

Në Maj 2010, Kelly merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "E Vetmja Marrezi", në bashkëpunim me Iris Hoxha.

Në Nëntor 2010, Kelly merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Une Jam Ai", ku edhe pse nuk arrin te kualifikohet ne gjysmefinale pati mjaft sukses.

Në Qershor 2011, Kelly merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Albanians", në bashkëpunim me Ddp.

Në Maj 2012, Jeta Faqolli & Kelly marrin pjesë në Top Fest 9 me këngën "Vetem Jeto".

Në Nëntor 2012, Kelly merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Ne Te Njejten Hene", ku arrin te kualifikohet deri ne gjysmefinale.

Në Dhjetor 2012, Kelly merr pjesë në Festivali i 51-të në RTSH me këngën "Ylli Im Polar".

Në Nëntor 2014, Kelly merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Asaj". Ai rikthehet pas dy viteve në skenën magjike për t’i kushtuar një këngë mikes së tij të mirë, që pak kohë më parë është ndarë nga jeta. “Kur e takova në ditet e saj të fundit e dija se do krijoja diçka për të dhe historinë e saj”-tregon Kelly. Kënga flet për një dashuri që mbeti në mes. “Për fat të keq unë njihja të dy protagonistët e kësaj historie dhe kam përjetuar dhimbjen bashkë me ta”, shprehet këngëtari.

Në Dhjetor 2014, Kelly merr pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Nëse Ti Do".

Në Shtator 2016, Kelly merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "E Paskem Pas Gabim", e cila u prit shume mire nga publiku dhe koleget, u nominua per Best Male Voice dhe per Best Performance.

Ne vitin 2016, Kelly publikoi bashkepunimin me Behar Strumi nen titullin "Give me Love"

Më datë 29 Shtator 2017, Kelly publikon videoklipin "One Night Stand". Muzika e këngës u punua nga vetë Kelly, teksti u shkrua nga vetë Kelly, ndërsa për orkestrimin u kujdes Briz Musaraj.

Në Tetor 2017, Kelly merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Kur Ti Buzeqesh".

Më datë 25 Dhjetor 2017, Kelly publikon videoklipin "Melody".

Më datë 20 Maj 2018, Kelly & Ergys Shahu publikojnë videoklipin "Kudo Qe Jam".

Më datë 9 Korrik 2018, Kelly publikon videoklipin "Mesazh".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  Annonim  


Më shumë artikuj nga Kelly »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018