A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
06/12/2017 - 09/12/2017
Pallati I Kongreseve, Tiranë
Prezantuesit: Ardit Gjebrea, Ariola Shehu & Nevina Shtylla
TV Klan / Radio Klan

Ka përfunduar nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2017”, nën drejtimin e Ardit Gjebreas, dhe dy bukurosheve: Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla. Plot 20 artistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, ndërsa u shpërblyen me çmime.

Si çdo vit, këngët u prezantuan për 10 javë me radhë në “E diela shqiptare”, ku artistët pjesëmarrës prezantuan këngët e tyre për të kaluar më tej fazat e këtij konkurrimi. Formula e prezantuar për herë të parë vitin e kaluar, ku artistët ndaheshin në kategori të rinjsh dhe kategori VIP, me sa duket ka funksionuar mirë dhe qëndroi edhe këtë edicion. Per të gjykuar zërat e rinj ishin po të njëjtët që kanë gjykuar kategorinë “New artist” të vitit të kaluar: Uliks Krajka, Sardi Shehu, Venera Lumani, Juliana Pasha, Olti Curri.

Fituese e festivalit u shpall artistja Anxhela Peristeri, si më e votuara prej artistëve.

Këta janë fituesit në “Kënga Magjike 2017”:

Çmimi “Best Dance” – Alar Band
Çmimi “Zëri më i bukur mashkull” – Mentor Haziri
Çmimi “Zëri më i bukru femër” – Anxhela Peristeri
Çmimi “Artisti më i pëlqyer” – Valon Shehu
Çmimi i Televizionit KLAN – Xhesika Polo
Çmimi “Kënga Stil” – Lind Islami
Çmimi Metropol – Aurel Thellimi
Çmimi “Best Artist on Web” – Stresi, Axhelo Koçi dhe Flor Bana
Çmimi “Best Duet” – Endri dhe Stefi Prifti
Çmimi “Artisti i ri më i mirë” – John Shahu
Çmimi “RTV 21 Kosovë & Maqedoni” – Egzona Ademi
Çmimi “Grupi më i mirë” – NRG Band
Çmimi “Kënga Hit” – Fifi
Çmimi Diskografik – Stine
Çmimi “Çesk Zadeja” – Blerina Braka
Çmimi “Interpretimi më i mirë” – Kastro Zizo dhe Rea Nuhu
Çmimi “Balada më e mirë” – Samanta Karavella
Çmimi “Best Etno Trend” – Rovena Dilo
Çmimi “Jon Music” – Klinti Çollaku
Çmimi i Kritikës – Elhaida Dani


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  421




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018