A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Dashuria Ime Varfanjake

Dashuria ime varfanjake,
Ah,lule e njomësht naive,
e rritur diku mes dëborës.
Kështjellë gotike e mbushur,
me pije të turbullta.
Bisk i veshur në gur të vetmisë.
Fantazi e thurur aty aty,
në mes të natës,
kur shndriste e argjendta hënë.
Ah,pikëllim i shkruar mes dritareve.
Gjethe që struket nga pranvera.
Ti je
Dashuria ime varfanjake.

- poezi nga Kevin Çika


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  10





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018