A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kamadeva

Mendoj e shkoj nga pak
si gjithmone,
me shpirtin zemerak
ne rrugen tone

Atje ku ma ringjall
aq lete e qete,
ne gjirin tim nje mall
te mjeren jete

Ku silleshin te dy,
me te baritur,
me deshirim ne sy
me shpirt te ndritur

Ku regetin dhe sot
me ato kujtime,
bucimi gjeme-plot
i zemres sime.

Bucimi durimtar,
qe pat kaluar,
me zjen plot mall e zjarr
ne kraharuar

O mall! O dashuri!
o yll! o djelle!
sesi me djeg ne gji,
ne zemer felle!

Sesi me ndjell qe larg,
me ndrit perfare,
me dritat varg e varg
vetetimtare!

- poezi nga Lasgush Poradeci


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018