A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Laura Nezha
  • Vendlindja:
  • Tiranë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 28 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 16 Shtator 1990
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♍ Virgjeresha
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  63
Këndon kryesisht: pop

Laura Nezha është këngëtare e njohur. Laura Nezha eshte nje nder kengetaret me te mira shqiptare dhe studion ne Universitetin e Arteve, dega Regji Teatri. Lidhja e saj me muziken eshte shume e hershme. Ka filluar te interpretoje ne skene qe ne moshen 5 vjec ne evente per femije me kenge, recitime dhe duke luajtur ne piano. Qe ne kete moshe ajo qe familjareve te saj i bente pershtypje ishte se ajo fiksohej pas aktoreve neper filma dhe gjate gjithe kohes i imitonte, shenje kjo qe percakton ate rruge qe Laura do te ndiqte me vone... Me pas ne moshen 12 vjec ajo mori pjese ne edicionin e pare te Gjeniut te Vogel ku pas nje perzgjedhjeje midis mijera femijeve nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia fitoi Cmimin e Trete. Pavaresisht pasionit se saj te madh dhe lidhjes se pandashme me muziken dhe pianon, zgjodhi te vazhdonte nje gjimnaz te pergjithshem dhe jo liceun artistik meqenese gjate gjithe kohes ka pasur rezultate shume te larta ne mesime. Iu perkushtua shume mesimeve, por ne te njejten kohe ishte gjithmone pjese e organizimeve artistike te shkolles perfshire ketu dhe Rinfestin. Ne te njejtin vit qe ka prezantuar Rinfestin, fitoi Cmimin e Pare ne kenge me nje performance LIVE. Pas konkurimit ne Universitetin e Arteve per Regji Teatri dhe Aktrim ajo u rendit ne vendin e pare ne te dyja deget dhe zgjodhi Regjine e Teatrit. Ne keto tre vjet eshte angazhuar si aktore ne role kryesore ne Teater, ne disa filma me metrazh te shkurter dhe Reklama.

Në vitin 2004, Laura Nezha merr pjesë në Gjeniu I Vogel 1.

U prezantua ne Kengen Magjike 2011 me kengen "Jo se di", krijuar nga Stine. Si dalje e pare rezultoi e suksesshme, pasi kenga eshte pelqyer shume.

Ne edicionin e 9-të të "Top Fest" ajo u prezantua me kengen "Edhe pse gabim", perseri krijuar nga STINE. Nje kenge kjo e cila arriti deri ne gjysmefinale. Kenga flet per situaten emocionale qe te krijon nje dashuri me personin e gabuar, sepse zakonisht personi me te cilin dashurohemi nuk eshte modeli i thurur ne mendje.

Laura Nezha eshte zeri ne shqip i shume personazheve te dubluar ne shqip, por ajo do mbahet mend si zeri ne shqip i Moanes dhe vajza qe kendon kenget e njohura te ketij filmi "Sa Larg Do Shkoj", "Unë Jam Moana" dhe "Cili Je".

Ne Janar 2016, pulikohet klipi "Luv That" me produksion te Stines dhe me video nga ND Film Pro. Ne dhjetor 2016, Laura Nezha fiton "Dance With Me 3" pas 15 javesh konkurrim ne TV Klan.

Ne Nentor 2017, i rikthehet hiteve dhe Kenges Magjike pas 6 vjetesh. Nje tjeter kenge qe mban firmen e Stines dhe me tekst nga MUMA, sjell Lauren si pretendente per ta fituar edicionin e Kenges Magjike. Kenga "Je Dashuri" permbledh disa nga pasionet e Laures siç jane kendimi, kercimi, musical, regjia, interpretimi. Rezultati eshte nje hit qe do degjohet dhe do kercehet gjate.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  Annonim  

Pjesëmarrëse në

Gjeniu I Vogel

Instagrami

Zyrtar

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Laura Nezha »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018