A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Liri...Fillimi I Izraelit

Sipas testamentit të vjetër (dhe Toran e Hebrenjve) Profeti Moisiu udhëhoqi dhe shpëtoi nga skllavëria në Egjypt rreth 650,000 banorë të popullit të vet 3250 vjet më parë. Pasi kaloi Detin e Kuq i çoi nëpër Gadishullin Sinai në Izraelin e sotëm.

Mu në buz të Nilit, mbreti fuqi-plotë,
dëgjoi një zë, një urdhër ti thotë;
-Mbret që mbretëron, po të urdhëroj
ler fëmijët lire, popullin të shkoj-.

Nuk trëmbet ky mbret nga fjal e profetit,
I rritur si princ, në pallat të mbretit;
Mbreti zëmër-gur, ulërin tërbuar:
-Gjithnjë klas’e ulët, duhet nënështruar-.

-Jo mbret- tha profeti, me doren përpjetë
Gjak mburoi nga dheu, u skuqën rrëketë
Lumenjtë me gjak, nxitonin nga deti
Shkrepte rrufe zjarri, po bëhej qameti.

Mreti i shqetësuar, hodhi sytë vërdallë
Me mallkim të Zotit, u gjend ball-përballë
Tërë toka tronditej, në breshër e zjarr
S’mbahej dot më mbreti, u bë si i marr.

Zhaba, karkalecë, sëmundje ibret
Kuaj, lopë e dhën, bar e bereqet
Nuk mbeti gjë gjallë, sundonte uria
Mallkimi m’i rëndë dol nga goj e tija.

-T’ju vrisni Hebrenjve fëmijën e parë-
Ju bërtet ushtarve, mbreti si i marrë.
Por Engjëll i Zotit tha:-E zgjodhe vet,
urdhërin që dhe, djalin tënd po vret-

-Hebrenj mos u trëmbni, vini gjak në derë- 
Profeti ngre dorën, i shpëtoi dhe nj’erë.
Ulërin Egjypti, s’kishte ndodhur kurr,
Por ajo e mposhti, mbretin zëmër-gur.

Hebrenjt të gëzuar, ngarkuan devetë,
Arabatë me kuaj, radhë-radhë kopetë.
Qindra-mijra njerëz, ikin e këndojnë,
Po ushtritë e mbretit, nga larg kërcënojnë.

Prapë Faraoni, mëndjen e ndërroi,
Mbrapa karavanit, ushtrinë dërgoi,
Hebrenjtë në zall, (i) luten Zotit prapë,
Ti shpëtojë nga mbreti; urë në det tu japë! 

Atje majë shkëmbit, ngre shkopin Profeti,
Ngrihen dallgët anësh, ndahet në mes deti,
Populli, bagtitë, karavani i tërë,
Nxituan matanë, mes rrugës së gjërë.

Kalorsit e mbretit, si në gara shkojnë,
Arritën matanë, gati të sulmojnë.
S’kish më durim Zoti, me ushtrin e mbretit,
I mbuloi të gjithë, me dallgët e detit.

*****************************

Leo Gjata, 10-Shtator-2014

- poezi nga Leo Gjata


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018