A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Lind Islami
  • Vendlindja:
  • Peje 
  • Mosha:
  • 26 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 3 Prill 1992
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♈ Dashi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  40
Këndon kryesisht: pop

Lind Islami është këngëtar i njohur. Lind Islami është djali i këngëtarit Bedri Islami dhe i dashuruar me Venera Lumanin.

Në vitin 2004, Lind Islami merr pjesë në Gjeniu I Vogel 1 në moshën 12 vjeçare, ku ka fituar një nga vendet e treta. Po në atë moshë ka marrë pjesë në "Këngën për fëmijë" ne RTK, me një kënge të tij që titullohet "Gezuar atdhe". Ai po ashtu ka përfaqsuar Kosovën ne Ukrainë dhe Bullgari ku ka fituar vendet e para. Për një kohë ai nuk u paraqit në skenën shqiptare.

Më datë 12 Maj 2011, Lind Islami publikon videoklipin "Diell Qe S'perendon". Me këtë këngë, Lind Islami merr pjesë në Top Fest 8 në vitin 2011, ku fitoi disa çmime dhe kënga e tij u pëlqye shume.

Në Maj 2012, Lind Islami merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Koha Pa Ty".

Më datë 17 Prill 2012, Bedri Islami & Lind Islami publikojnë videoklipin "Mërgimi".

Në vitin 2012, Lind Islami merr pjesë edhe në spektaklin "The Voice 2". Në audicionet e fshehura ai bëri për vete të gjithë jurinë. Mes tyre filloi një luftë se kush ta merrteë në ekip. Sidomos mes Miriam Canit dhe Sidrit Bejlerit. Ai zgjodhi Sidrit Bejlerin. Në audicionet e fshehura u paraqit me këngën e Jason Mraz "You and I both". Në beteja ai u ndesh me Merlindën. Kënga që kishte zgjedhur Sidriti për ta ishte dueti i Rihanna dhe Eminem "Love the way you lie" por në versionin e dytë. Sidriti zgjodhi të vazhdoi më tutje me Lindin. Në knockout ai u paraqit me këngën "Your song" nga Elton John. Ai fitoi kundër Dilanit. Në natën e parë live më 28 dhjetor ai u paraqit me këngën "Gangster paradise" nga Coolio por coverin e James Morrison. Ai vazhdoi edhe më tutje. Në natën e dytë live 4 janar ai u paraqit me këngën " Let me entertain you" nga Robbie Williams. Përsëri vazhdoi më tutje.Në natën e tretë live 11 janar ai u paraqit me këngën " Grenade" nga Bruno Mars. Ai vazhdoi edhe në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale më 18 janar ai u paraqit me këngën "Make you feel my love" coverin e Adele.Ai nuk vazhdoi në finale. Në finale nga skuadra e Sidritit shkoi Venera Lumani e cila edhe e fitoi "The voice 2". Edhe pse Lindi nuk shkoi në finale ai u bë i njohur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në vendet e tjera ku ka shqiptar.

Më datë 9 Shtator 2013, Lind Islami publikon videoklipin "Më Shumë Se Fjalë". Muzika e këngës u punua nga Endrit Shani, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndersa videoklipi u xhirua nga Daniel Joveski.

Në Nëntor 2013, Lind Islami merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Bregu I Vjeter".

Në Dhjetor 2013, Venera Lumani & Lind Islami marrin pjesë në Festivali i 52-të në RTSH me këngën "Natë E Pare", ku zunë vendin e katërt.

Në Mars 2014, Bedri Islami & Lind Islami marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Asaman Trëndafili çelës".

Më datë 26 Maj 2014, Sidrit Bejleri, Lind Islami & Florent Abrashi publikojnë videoklipin "S'ta Kam Thënë". Muzika e këngës u punua nga Sidrit Bejleri, Shpëtim Saraçi, teksti u shkrua nga Sidrit Bejleri. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Sidrit Bejleri, Lind Islami & Florent Abrashi marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 në vitin 2015.

Në Maj 2014, Lindi dhe babai i tij marrin pjesë në festivalin "Kënga ime" me dy kenge. Kënga tradicionale "Asaman trëndafili çelës", u shoqërua me kitare nga profesori i kitarës nga Peja Luan Sapunxhiu. Kënga tjeter ishte e re dhe titullohej "Gjaku im". Juria me vlerësim unanim zgjodhi që në gjysmë finale të shkojë kënga "Gjaku im".

Në Maj 2015, Lind Islami merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Mon Amour".

Në Shtator 2015, Venera Lumani & Lind Islami marrin pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Zemer Ne Katror".

Në Dhjetor 2015, Lind Islami merr pjesë në Festivali i 54-të në RTSH me këngën "Për Një Mrekulli".

Më datë 6 Korrik 2016, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Siento Amor". Muzika e këngës u punua nga Ervin Gonxhi, teksti u shkrua nga Vojsava Alia, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ervin Gonxhi.

Më datë 15 Maj 2017, Lind Islami publikon videoklipin "Blla Blla". Muzika e këngës u punua nga vetë Lind Islami, teksti u shkrua nga Yll Limani. Videoklipi u prodhua nga Daniel Joveski.

Në Tetor 2017, Lind Islami merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Problem".

Më datë 25 Dhjetor 2017, Lind Islami & Venera Lumani publikonë videoklipin "Jingle Bells", në bashkëpunim me Donald Lu & U.S. Embassy Albania.

Më datë 11 Mars 2018, Lind Islami & Venera Lumani publikojnë videoklipin "Betohem". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, Venera Lumani, teksti u shkrua nga Yll Limani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edi Balili. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  qlirche  

I fejuari i

Venera Lumanit

Pjesëmarrës në

Voice Of Albania

Pjesëmarrës në

Gjeniu I Vogel

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Lind Islami »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018