Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • teksteshqip.al

Manjola Nallbani & Dreams - O Bukuri Pushtoje Botën

Teksti i këngës:

Si të të quaj, o bukuri e gruas ti
Je djall a ëngjëll ti, unë nuk e di

Si ta gjej kush më je ti
Ëngjëll djall apo njeri
Në botën e erës, ti zjarr i jetës

Kush jam jo jo mos pyet për mua
Jam jeta vetë me emrin grua
-se jam dashuria
Jam bukuria, që ndrit ndër ju

O mos u trëmb nga ç'ke dëgjuar
Jo Trojën unë se kam rrënuar
-ja dritës i falet
Prej saj ringjallem e jetës jetë i fal

Çfarë të jetë s'po e di
Ëngjëll djall apo njeri
Kur më qesh kur më flet
Syri yt sa nuk më vret

Sa të dua dhe më trëmb
Sa të shof zemra më dhëmb
Guxoj, këndoj
Je ëngjëll a djall, të adhuroj

(refreni)
Se tek çdo nënë jeton një grua
Kurorë hyjnore, mirësi
Dhe jeta ndan si ty dhe mua
Jo mos harro o njeri

O bukuri pushtoje botën
Sa shumë në jetë na ke munguar
Një shekull vjen ti hapja portën
T'i themi bashkë mirësevjen.
----------------

Ti ëngjëll s'je as perëndi
As djall nuk jam por jam njeri
-jam bukuria
Lind dashuria e shpirti jam

Ma thuaj emrin mos u druaj
Si ëndërr je pa ëndërruar
Se jam nënë e grua
Fal dashuri e prap e prap...

Sa të dua dhe më trëmb
Sa të shoh zemra më dhëmb
Guxoj, këndoj
Je ëngjëll a djall, të adhuroj

Në shekuj unë të kam kënduar
Në çfarë tipari e ke dhuruar
Por ti bën mrekulli mbi mrekulli
Kur lind një njeri

Kemi krijuar një rubrikë të re me Akorde Këngësh Shqip. Ju lutemi të na ndihmoni nëse mundeni me akordet e kësaj kënge. Faleminderit për kohën tuaj!


(Nëse Keni)


(Mund të lihet bosh)








teksteshqip.al © 2007 - 2018