A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Official Video

Video Link

Minatori - Krejt Njejte


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

04/10/2017

2017-10-04T18:37:02

Prishtine e bukur
Prishtine e mjere
Ty edhe eren e blirit ne pranvere
Ta vjedhen, ta shiten per nje tender
T'kane vjedhe, t'kane mjele
Poshterue e shkele

Krejt njejte!

Patriota, idiota
Mediokra rustikale
Qe kurre nuk te thone te lutem
As me fal
Me zdrala e bala e zgjyra folklorike
E krejt kjo ne Kosove
Quhet politike

Krejt njejte!

Televizorin e kyqin
E trurin e shkyqin
Syhapur enderrojne
Programet i jetojne
I bertas ekranit -kqyri keta ibreta!
Me shkolle e pa shkolle
Budalle me banderole

Krejt njejte!

Kjo bote e cmendur
Vazhdon te sillet
Si nje i semure
Qe duhet te lidhet
Me faca agrare, i njihni ashiqare
Karaktere t oksidu'me
Pallavra t korodu'me

Krejt njejte!

Prishtine e bukur, Prishtine e mjere
Ta dua eren e blirit ne pranvere
Prishtine te lutem mos na mallko
Prishtine, ti na perqafo
Ti je e jona!

Me shmekera, ollosha,
Buljasha e tapkarosha
Hanem e zotni, kurnaza, granapxhi
Xheparosha, jomshaqa, zhmilja e jebaqa
Kicosha, pajtasha, tabaxhi e nabasha

Krejt njejte!

Prishtine mbretereshe
Pa kurore
I merr, i rrite
E kurre s'te kuptojne
Kjo kenge per ty
Nuk eshte epitaf
Se zemra jote eshte e madhe
Tjerat jane krejt llaf

Krejt njejte!






Më Shumë...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018